Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, aktorja e njohur Florinda Mazreku, e cila ka qendruar gjithmonë pas kukullave, ka deklaruar se sot kanë ardhur kohë të vështira për fëmijët.
Ajo ka bërë edhe disa kritika për prindërit, të cilët i lënë fëmijëve celularin gjatë gjithë kohës, madje edhe kur ushqehen. Mazreku ka zbuluar se debaton herë pas here me të bijën lidhur me këtë çështje, pasi e shqetëson shumë
“Sot ka ardhur kohë e vështirë, sepse unë e vë re dhe te nipat e mi, te ky i vogli, se te ata të rriturit po e po. Ata gjatë gjithë kohës merren me celularë dhe nuk e di se çfarë shohin. Unë jam herë pas here shumë e shqetësuar. Madje, me vajzën Xhenin kam shumë debate dhe i them: ‘O Xheni çfarë shohin këta?’, sepse vetëm ulërima. Kurse Teatri i Kukullave ishte vertetë argëtim dhe ishte që të merrni kalamanjtë një mesazh të mrekullueshëm.



