E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Akad.prof.dr.Mark Tirta u dekorua në Prishtinë

Nga prof. dr. Zymer UJKANI – Prishtinë

Presidentja e Republikӫs sӫ Kosovӫs, Vjosa Osmani, dekoroi akad. prof. dr. Mark Tirtӫn me dekoratӫn Medalje Presidenciale e Meritave. Ajo iu dorӫzua nӫ Ambasadӫn e Kosovӫs nӫ Tiranӫ, nga Skӫnder Durmishi, ambasador, mӫ 25 janar 2024. Tӫ pranishӫm qenӫ: akad. Skӫnder Gjinushi, kryetar i Akademisӫ sӫ Shkencave, akad. Vasil Tole, prof. dr. Afӫrdita Onuzi, gjenerali mirditor Dedӫ Prenga, studiuesi nga Nikajt, dr. sc. Mark Palnikaj, inxh. Shko­dran Dashamir Uruҫi me kreun e Kuvendit Ko­mbӫtar, prof. Mehmet Bardhi me grupin nga Ulqini, piktori nga Mirdita, Pjetӫr Marku, historiani mirditor dr. sc. Nikollӫ Loka dhe tӫ tjerӫ.

Hulumtuesi i njohur Mark Tirta është ndër të rrallët e albanologjisë që mbi gjashtë dekada mori pjesë në ekspedita kërkimore-shkencore, ekipore dhe indi­vi­duale në të gjitha viset shqiptare në Ballkan: nga fushat etnografi: rite, do­ke, e drejtë dokësore, mite, kulte, demonologji; veshje popullore të krahinave të ndry­shme; fol­klor e gjuhësi, si­do­mos nëmbledhjen e fjalëve të rralla, të toponimeve e të an­tro­po­nimeve, si dhe në fushën e historisë e tëarkeologjisë, duke gjurmuar vend­ba­nime të vjetra, va­rre e mbishkrime.

Etnologu Mark Tirta është studiuesi ynë i madh që hartoi etnologjinë e për­gjith­shme, shkroi etno­­lo­gjinë e shqi­p­ta­rë­ve me te gjitha veçoritë ko­mbë­tare dhe proje­ktoi periodizimin e saj, që nga lashtësia ilire, Mesjeta, peri­u­dha osmane, per­iudha e shtet­­pa­sha­llëqeve shqip­tare, periudha e Rilindjes Ko­mbë­ta­re, periudha e Pava­rë­s­isë, si dhe peri­udha pas Luftës së Dytë Botërore.

Mitologu Mark Tirta ka kurorëzuar punën e tij të gjatë mbi gjysmë shekulli në lëmin mitologjisëndër shqiptarë, si trashëgimi nga të parët, vijimësi e traditës ilire për mitet, vlerë e madhe me tipare etnike, pasuri etnokulturore e popullit shqiptar. Ai ka hartuar mo­no­gra­fi­në e parë të këtij lloji ndër ne, ku ka shqyrtuar me përkushtim të madh sidomos mitet, ritet, kultet, po edhe qeniet mitike, de­mo­nët, po edheheronjtë le­gje­ndarë të kulturës pop­ull­o­re: Çeto Bashe Muji, Sokol Halil Aga, Gjergj Elez Alia, si edhe toponimet mitike, që janë me interes ja­shtë­za­konisht të madh për folkloristikën shqiptare, sidomos për epi­ko­lo­gjinë.

Studiuesi Mark Tirta solli për herë të parë nëstudimet albanologjike një sintezë mba­rë­shqiptare për mi­g­ri­met në aspektin etnologjik, duke përfunduar se lëvizjet mig­ruese krijuan komunikim shoqëror ndër­kra­hinor, ndihmuan përgjithësimin kombëtar tëshumë elementëve kul­tu­rorë tradicionalë e krahinorë, u bënë mbështetje e fuqi­shme e zhvillimit të procesit historik ko­mb­ëtar, por migrimet e jashtme sollën ngu­sh­tim etnik të trojeve shqi­ptare, çrregullime de­mo­gra­fike, dëmtime të forcave nje­rëz­ore, të traditave kul­tu­rore, kombëtare e krahinore, shkëputje përgjithmonë nga tru­alli amëtar, të shpërndarë nëGreqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjipt, Amerikë, Argjentinë, Australi, Meksikë, Brazil, Ukrainë, Rusi, e si­do­m­os në Turqi. Dijetari Mark Tirta sintetizoi ligjin dokësor shqiptar, duke e cilësuar si dëshmi e aft­ësive krijuese kombëtare në fushën juridike, me veçori të rralla, siç janë : ba­ra­zia, liria, atd­h­etarizmi, nderi, burrëria, besa, mikpritja, ndihma, vlera etno­kul­tu­rore për luftë kundër pu­sh­tuesve dhe keqbërësve, për mbrojtjen e kulturës etnike, si pjesë e historisë së qytetrimit shqiptar dhe monument kulture për studiuesit.

Profesori universitar Mark Tirta ligjëroi me shumë sukses lëndët mësimore: Etno­lo­gjia, Etnologjia e Ball­ka­nit dhe Etnologjia e Mesdheut, nëUnive­rsi­tetin e Tiranës dhe në Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar profesionalizëm tëshkallës së lartë të një pedagogu me veti të jashtëzakonshme përafruese me studentët e tij, ashtu edhe me kolegët e punës. Kumtuesi akad. prof. dr. Mark Trita nderoi me dinjitet të madh shkencor e kombëtar albanologjinë dhe studimet albanologjike, sidomos jashtë vendit, me kumtesa në simpoziume, konferenca e kongrese ndërkombëtare, duke e shpalosur dijen e tij të çmuar alba­no­lo­gjike dhe duke e mbrojtur me guxim e krenari të vërtetën dhe vlerat e mëdha të etnokulturës shqiptare.

Me veprat e botuara, akad. prof. dr. Mark Tirta ka ngritur një monument të lartë për etno­kul­turën shqi­p­tare: Mi­tologji e besime ndër shqiptarë(1973), Mi­rdita, njohuri për ve­nd­lindjen (ba­sh­ka­ut­or), (1999), Mi­grime të Shqiptarëve te brendshme dhe jashte atdheut (1999), Vesh­jet popullore shqiptare,1, (ba­shkautor), (1998), Veshjet popu­llo­­re shqi­­ptare, 2, ba­sh­kautor, (20­01­)­, Veshjet popullore shqip­ta­­re, 4, ba­shka­utor, (2009), Etno­lo­gjia e Për­­gji­th­sh­me(2001, 2008), Et­no­logjia e Shqip­ta­rë­ve(2003, 2006), Mitologjia ndër Shqiptarë(2004),Mjeshtëria e kër­kimit shkencor në etno­lo­gji(2006),Panteoni e simbolika, doke e kode(2007), Lëvizje migruese të bre­ndshme të popullsisë shqi­p­ta­re(2009), Etnokultura shqiptare. Ligji do­kësor (2016). Ka botuar mbi 400 njësi bib­lio­grafike, brenda e jashtë vendit, nga fushat: etno­lo­gji e përgjithshme, etnologji e Mesdheut, etno­logji e Ballkanit, etnologji e shqiptarëve, mito­lo­gji, demonologji, rite, doke, e drejtë dokë­sore, mig­ri­me, de­mo­grafi, veshje popullore, fol­klo­ri­s­tikë, epikologji, histori, akre­o­lo­gji, kul­turë ilire, gjuhësi, onomastikë, teknikë dhe meto­do­lo­gji e kërkimit shkencor.

Pro­po­zi­min tim, me arsyetim tӫ hollӫsishӫm, e kanӫ pӫr­­kra­hur me nӫ­nshkrimet e veta studiues të Akademisë së Shkencave të Shqi­përisë, të In­s­ti­tutit të Antro­pologjisë Kul­tu­rore dhe të Stud­imit të Artit, Tiranë, të Ins­ti­tutit Al­ba­no­lo­gjik të Prishtinës, si dhe disa sudiu­es nga ins­titu­ci­one të tjera nga Tira­na, Du­rrësi, Shkupi e Ul­qi­ni: akad. prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Nebi Bardhoshi, prof. asoc. dr. Mikaela Minga, dr. sc. Mark Pa­lnikaj, prof. dr. Ne­vi­la Ni­ka, prof. dr. Ze­q­irja Neziri, prof. dr. Izaim Murtezani, prof. Mehmet Bardhi, prof. dr. Lush Culaj, prof. asoc. dr. Bashkim Lajçi, prof. as­oc. dr. Lu­mnije Kadriu, prof. asoc. dr. Albin Sadiku, dr. sc. Ma­njola Xhaferi, dr. sc. Nikollë Loka.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh