E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

AGIM KRASNIQI I PEJËS SHPALLET “GAZETASHITËSI MË i MIRË i VITIT 2021”

1.

“Gazeta e Alpeve”-media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), pas një ankete me disa nga antarët e Bordit Botues, Redaksisë e Rrjetit të Kordinatorëve e bashkëpunëtorëve të saj, bazuar dhe në dokumentimet përkatëse, shpalli:

AGIM KRASNIQIN E PEJËS –

“Gazetashitësi më i mirë i vitit 2021”

Gazetashitësi Agim Krasniqi i Pejës, Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për komunën e Pejës, përgjatë vitit 2021,

1.- Ka arritë një shitje rekord të “Gazeta e Alpeve” në kioskun e tij të shtypit, në Sheshin “Nënë Tereza” (afër komunës së Pejës), duke arritë në gjithato raste nga 70-80 deri në 100 copë gazeta.

2.- Ka kryer 7 abonime vjetore në “Gazeta e Alpeve”, në Rajonin e Pejës, për vitin 2021”.

3.- Ka promovuar “Gazeten e Alpeve” në komunën e Pejës, nga qyteti i Pejës – “Qyteti i Alpeve”, nga Lugi i Baranit deri në lartësitë alpine të Rugovës historike, turistike e kulturore.

2.

“Gazeta e Alpeve” është ndër gazetat me tirazhin më të lartë në Shqipëri, gazeta (print/letër) me shperndarjen gjeografike më të madhe e më të gjerë dhe numrin më të madh të abonimeve të saj ndër të gjitha gazetat shqiptare në Rajon e Diasporë; e vetmja gazetë shqiptare (print/letër) me shpërndarje në të gjitha rajonet e Kosovës; e dyta gazetë shqiptare (print/letër) për nga shpërndarja gjeografike e numerike në Malin e Zi e në Maqedoninë e Veriut, gazeta e vetme shqiptare me shpërndarje fizike e tematike edhe në Luginën e Preshevës e Sanxhak, etj.

“Gazeta e Alpeve”, si e tillë- për nga misioni kombëtar shqiptar e ndikimi mediatik, për nga botimi e shpërndarja e saj gjeografike me abonime e tregshitje; me Bord Botues-Redaksi-Kordinatorë të saj në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, me një jetëgjatësi botuese në 5 vite kalendarike, e përdyjavshme, e pavarur, me numër të madh të faqve të saj (me 32 faqe e 4 me ngjyra), etj., e ka në obligimin, nderin e krenarinë e saj të shpallin nga stafi i vet botues e promovues, gazetashitësin e Pejës, Agim Krasniqin – Kordinator i Gazeta e Alpeve” për Komunën e Pejës, si “Gazetashitësi më i mirë i vititt 2021”.

3.

“Gazeta e Alpeve”, me këtë rast, gjen rastin të falenderojë për punë të mirë në Rajonin e Pejës, edhe poetin, studiuesin e publicistin Maxhun Osmanaj – Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Rajonin e Pejës, poetin, studiuesin e publicistin Ali Daci – Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak dhe “Qytetar Nderi” i Pejës; humanistin e biznesmenin Skënder Thaci- Nënkryetari i Odës i Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, administratori i Hotel Magra Austria në Rugovë e Prishtinë, përfaqësues i “Gazeta e Alpeve” në Kosovë; shkrimtarin e studiuesin Fazli Muriqi në Perjë, Nuradin IMERAJ – Sekretar Ekzekutiv i Klubit Letrar Podguri ne Istog; Selman Zogaj në Istog e Pejë, Sejdi Zogaj në Pejë, Myrteza Ahmeti në Pejë, historianin shqiptaro-amerikan Rexhep Dedushaj në Pejë, Isa Maloku ne Istog, Rrustem Berisha ne Kline, e shumë të tjerë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh