E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

37 mijë euro fustani i finales për Arbanën? Eduard Grishaj: Na janë shtuar sherret gjatë këtij Big Brotheri

Prezantuesja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani është komentuar disa herë në rrjet për fustanet e saj të shtrenjta gjatë prezantimeve televizive.

Megjithatë, së fundi qarkullon një tjetër thashethem. Në finale “e zonja e shtëpisë” do të mirëpresë shqiptarët e veshur me një veshje që kushton 37 mijë euro.

E ndalur në këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip Albania dhe njëherazi bashkëshorti i Arbanës, Eduard Grishaj tha në formë batute se do t’i presë një copë në përfundim të spektaklit për të nxjerrë gjysmat e lekëve të shpenzuara.

Megi Pojani: Veshja e Arbanës për finale kushton 37 mijë euro.

Eduart Grishaj: 37 mijë euro ë? Faktikisht Arbana, mendoj unë, është prezantuesja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pas Shqipëria dhe e meriton të ketë fustanin më të bukur. Mirëpo, nëse është 37 mijë euro…

Megi Pojani: Po, nëse është 37 mijë euro, unë ndahem që tani nga Arbana.

Eduart Grishaj: Jo, nëse është 37 mijë euro, do i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes. Të kap gjysmën e vlerës të paktën.

Megi Pojani: Gjatë këtij Big Brotheri, sherret mes teje dhe Arbanës janë shtuar.

Eduart Grishaj: Po, patjetër. Por në kuadër të lojës.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes./TCH

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Personazh