E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

VOTIMET E PËGJAKSHME NË BARAN: NJË RRËFIM QË HISTORIA TË MOS PËRSËRITET – Nga Harry Bajraktari*

Para pak ditësh, në organizim të kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe nen kryetarit, z. Shkumbin Gashit, u përkujtuan votimet e përgjakshme në Lug të Baranit, të

ndodhura në vitin 1937 ku banorët e kësaj ane ishin pjesë e Partisë Demokratike Përparimtare në zgjedhjet lokale përballë Partisë ekstreme Radikale serbe. Kandidat i këtyre zgjedhjeve lokale për Baran nga Partia Demokratike ishte Haxhi Bajraktari i Vranocit.

Në këtë kohë në pushtet ishin radikalët ekstrem, të cilët përdornin terrorin për të shuar

çdo shkëndijë të shqiptarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Ishte në proces zbatimi i

elaborateve serbe për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Në rrethana të tilla ishte e pamundur të

zhvilloheshin zgjedhje të lira, siç insistonin banorët e Lugut të Baranit.

Edhe përkundër këtij terrori shtetëror, banorët e kësaj ane nuk u ndalën. Ata kërkonin të drejtat e tyre.

Ditën e votimeve dolën në mbrojtje të votës së lirë, por ndaj tyre u krye masakër, ku

mbetën të vrarë: Isuf Gërvalla, Sokol Dergut Krasniqi, Lah e Zenel Berisha, Zenun Kastrati dhe Fazli Maznikolli, ndërsa 17 të tjerë u plagosën. Për nder dhe respekt të këtyre martirëve, u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore, në të cilën është shkruar ” Lugu i Baranit, në përkujtim të

votimeve të përgjakshme 1936-1937″. Në pllakë janë shënuar emrat e të vrarëve.

Vënja e kësaj pllake dhe përkutimi i ngjarjeve të historisë se largët dhe të afërme, ka një porosi të qartë se krahas ecjes sonë përpara e kaluara duhet të mbetet afër nesh, e paharruar dhe e përkujtuar. Në të kundërtën historia mund të përsëritet. Nga e kaluara duhet të mësojmë: veprimet tona duhet të jenë udhërryfyes që Kosova të shkojë përpara dhe të jetë shembull në Ballkan, ku secili të jetë i lumtur për të jetuar në këtë vend të mrekullueshëm, duke krijuar të mira materiale për fëmijët tanë që nesër do të na pasojnë.

Banorët e Lugut të Baranit çdo herë kanë dëshmuar se janë atdhetarë të mirëfilltë: në

kohën e Perandorisë osmane, në vitin 1913 kundër terrorit të ushtrisë malazeze, në mbrojtjen e votës së lirë në Baran më 1937, kundër terrorit komunist pas vitit 1945 deri në luftën e fundit për lirinë e Kosovës.

Që të mos përsëritet ajo që ka ndodhur gjatë 100 viteve të shkuara, është e domosdoshme të respektojmë sakrificën e popullit tonë dhe të të gjithë atyre që ranë për lirinë e këtij vendi.

Ata njerëz që sakrifikuan jetën para tetë dekadave në këto votime të përgjakshme, sot na

bashkuan në këtë ceremoni (Akademi përkujtimore), duke u shprehur mirënjohje për jetën dhe gjakun e tyre. Kjo për mendimin tim do të thotë shumë dhe është një gjë me rëndësi të madhe se kështu duke i përkujtuar ngjarjet kombëtare të së kaluarës do ta njohim më mirë historinë dhe sakrificën e popullit tonë. Këtë shkrim po e përfundoj me një konstatim:

Harresa ndëshkon, historia mund të përsëritet.

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra