E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

VJOSA, ASNJË BORXH MUSTAFËS E HOTIT

Nga Idriz ZEQIRAJ

     “U bë ky mort dhe u pamë”,- thotë populli. Dhe, shqiptarët i panë argatët keqdashës të Kosovës. Duke përfituar nga një ligj i Kushtetutës, i cili kushtëzon praninë dhe votimin e 80 deputetëve, në raundin e parë zgjedhor. Ky ligj kushtetutor, duhet ndryshuar menjëherë, për t`i pamundësuar kushtëzimet korruptive, siç janë pazarët me: poste, emërime diplomatike, tendere, terminale doganore e tjera privilegje, në këmbim të votës!

     Largimet masive të shqiptarëve, nga Veriu i Mitrovicës, zbuluan lidhjet konspirative të Hashim Thaçit me francezët. Kundërshtitë e Vjosë Osmanit, nismojnë që nga 2010-a, karshi veprimeve mafioze të Hashimit dhe të Isa Mustafës, si: Demarkacioni, Asociacioni, zgjedhja banditeske e Hashimit president dhe të Isës kryeministër, koalicionin LDK-PDK, e deri ke pazaret për ndarjen e Kosovës.

     Çdo takim i Hashimit me Vuçiqin dhe ndërkombëtarët, përjetohej me frikë e ankth nga shqiptarët e kudondodhur, mos po sjellë një të zezë për vendin. Njëjtë, sikur thoshte gazetari dhe analisti i mirënjohur, Bajrush Morina, se sa herë që plaka Editë kthehet nga Brukseli, sjellë nga një gjëmë për Kosovën!

     Kundërshtia e Vjosë Osmanit, ndaj veprimeve kundra-kombëtare të Hashim Thaçit, është unike dhe meritueshëm e vlerësoi populli i Kosovës, nga vendi dhe Mërgata, me tej 300 mijë votat dhënë asaj! Andaj, shpërblimi me krye-postin shtetëror, është rrjedhë logjike dhe, katërcipërisht, meritor. “Ka folë populli – ka miratuar Zoti”, – thotë urtësia.

     Dr. Vjosë Osmani, kur nuk votoi kryetarin e saj, Isa Mustafën, për kryeministër, ishte veprim parimor dhe hiç personal. Njëjtë mund të thuhet edhe për refuzimin e Hashimit president. Dhe, mesazhet-porosi të Vjosës, për kolegët deputetë, nga Australia e largët, janë sa domëthënëse, po aq edhe mbresëlënëse: “Mos e votoni dhe mos ia bëni kourumin Hashimit për president, sepse, siç ka amanetuar Dr. Rugova, është i rrezikshëm për Kosovën!”

     Andaj, Vjosa nuk i ka asnjë borxh as Mustafës dhe as PDK-së, sepse, lidershipi i saj është nën akuzë për përgjakjen e Kosovës, me gjak shqiptarësh të pafajshëm.

     Tandemi Hashimi-Mustafa organizojnë dhe realizojnë prishjen e koalicionit LDK-LVV; mocionin e rrëzimit të qeverisë-Kurti dhe krijimin e qeverisë-Hoti! Këtë e konfirmon Amerika dhe BE-ja. Rrjedhimisht, Avdullah Hoti, me ministrat e tij, duhej ta refuzonin koalicionin me PAN-in, bandat e të cilit kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm nëpër Kosovë dhe kanë marrë “pafajësinë” në Gjakovë!

     Prandaj, Dr. Vosë Osmani nuk i ka asnjë borxh Hotit dhe qeverisë së tij, sepse refuzimi me votë, ishte thellësisht parimor dhe aspak personal. Përndryshe, do të bëhej pjesë e krimit, siç u bë Avdullah Hoti me shokë. Ai donte të qeveriste, kontrabandueshëm e dhunshëm, madje, deri në vitin 2023, me lutjen e çdoditshme, për ta bërë pjesë të koalicionit edhe kryebandën-PDK!!

     Profesor Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, po paguan tagrin, pse nuk shkoi në zgjedhjet e përgjithshme brenda-partiake, nga poshtë-lart. Anëtarësia do t`i ndëshkonte, me harresë, të gjitjë ata që i bënë gjëmën LDK-së. Fajësia ka emra. Dhe, Lumiri bëri më të paktën e mundshme, për t`i dhënë një mesazh-shprese, LDK-së dhe shqiptarëve, se diçka po ndryshon.

     Agim Veliu është viktimë e “zgjedhjeve” fiktive, aklamative në LDK-e. Skilja e vjetër, Mustafa, i vuri në kurth klanorët e tij, për interesa personale e karrieriste, duke i ricikluar në nënkryetarë të parë, të dytë…! Dhe, këta u joshën, për të mbetur pasardhës të kreut të partisë. Për rrjedhojë, aprovuan të gjitha veprimet fatale për LDK-në dhe Kosovën, që  projektuan binomi namkeq, Thaçi-Mustafa. Por, matematikat ua prishi nxënësja e Shkollës amerikane, luftarakja rugoviste,  Vjosë Osmani.

     Prisnim që profesor Lumiri të aktivizonte veprimtarët e devotshëm, të pendës dhe të mendjes, të cilët, dikur, ia bënin fushatën LDK-së, miq besnikë të presidentit Rugova, si: Skënder Zogaj, Bajrush Morina, Idriz Morina me shokë.

     Përkundër, kryetar Lumiri u përkujdes t`i largonte disa nga kritikët bazikë të gardës rrënuese të LDK-së. Kjo u lexua, sikur kreu  ri i LDK-së, kërkon bindje dhe nuk duron kritika, siç bënë pararendësit e tij! Paksa zhgënjyese, por, herët të paragjykohet. Megjithatë, kërkon të gjithë mbështetjen tonë, por, duke e monitoruar gjithëmonshëm.

     Sidoqoftë, profesor Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja, nuk u ka asnjë borxh Veliut, Hotit, Selmanaj dhe bashkëmendimtarëve të tyre, për lëndimin minimal, në zbritje gradash, krejt normale, përgjatë një procesi reformues partiak.

     Shokues është vendimi i Agim Veliut, për të mos dhënë votën në Kuvend, si djalë i një babai të zëshëm, në Llap e Gollak dhe më gjerë. Madje, shton fajësinë, duke qenë edhe vet me plagë trupi, bashkon votën me Listakët serbë dhe argatët e tyre, të cilët vranë ardhmërinë e Kosovës tonë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra