E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën, kurse këta tash e copëtuan

Nga Ragip MAXHUNI

Kosova nën Mbretërinë e Jugosllavisë 22 vjet ka qenë e ndarë në mes 5 krahinave dhe 3 banovinave jugosllave ( 1918-1940).

Banovina e Moravës përfshinte territorin e rrethit të Llapit dhe Vuçiterrnës. Banovina e Vardarit: rrethin e Prishtinës ( Graçanicës ), Gjilanit, Kaçnikut, Ferizajt, Przrenit dhe Dragashait, kurse Banovina e Zetës: rrethin e Mitrovicës, Drenicës, Istogut, Podrimes, Gjakovës dhe Pejës, kështu ishte deri në shpartallimin e Mbretërisë së Jugosllavisë në Luftën e Prillit 1944, kur filloi LDB, edhe Kosova u pushtua nga nazifashizmi italiano-gjermano-bullgar. Italia e kishte pushtuar pjesën më të madhe të Kosovës. Gjermania e kishte pushtuar veriun e Kosovës: Mitrovicën, Vuçiterrnën, Podujevën, kurse Bullgaria Kamenicën, Pozharanin, Kaçanikun. Koncerenca e Pestë u mbajt 19-23 tetor 1940 në Zagreb, ajo aprovoi propozimin e shokëve delegatë nga Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova që organizata partiake e kësaj krahine të ndahet nga Mali i Zi dhe që Komiteti Krahinor i Rrafshit të Dukagjinite e Kosovës të lidhet drjetpërdrejt me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Udhëheqësit e vjetër e çliruan Kosovën nga fundi i vitit 1944 nga nazifashizmi.

Udhëheqësit e vjetër të Kosovës me 31 dhjetor 1943 dhe me 1 e 2 janar 1944 në Konferencen e Bujanit u bashkuan me Shqiprinë. Pas çlirimit, ka qenë ideja që Kosova të fshihej si krahinë autonome, të ishte në përbërje të Serbisë ose të ndahet në tri zona: Metohija ( Dukagjini ) t’i bashkohet Malit të Zi, Kosova Veriore e Qendrore të bashkohet me Serbinë, ndërsa Kosova Jugore nga Ferizaj në Kaçanik të bashkohet me Maqedoninë . Më 12 shkurt 1945 në Beograd Miladin Popoviqi kundërshtoi i pari mendimin e udhëheqësve jugosllav . Ne tha ai, i kemi premtuar popullit shqiptar të Kosovës se ai vetë do të vendos për fatin e tij, kurse Fadil Hoxha tha: “ Kjo do të thotë kthim në ndarjet e vjetra të kralëve serbë : në Zetska , Ibarska Vardaska banovina … Populli kurrë nuk do të pajtohet me këtë ndarje ….

Më 24 shkurt 1954 në Prishtinë u mbajt mbledhja plenare e Komitetit Krahinor. Në këtë mbledhje do të shtrohet çështja e shpërnguljes së shqipëtarve në Turqi. Në këtë Plenum më së largu kishte shkuar Ali Shukriu , i cili atë botë kishte theksuar “se këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve . … Ali Shukriu ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, për kumari me familjet e nënave shqiptare që kishin lindur nëntë e më tepër fëmijë, kurse ish ministri Blerand Stavileci u deklarua që shqiptarët mos të lindinshumë fëmijë. Latinka Peroviq: tensionin e ngulfatur të marrëdhënieve politike midis funksionarëve serbë e shqiptarë edhe njëra palë, edhe tjetra kanë bartur revole .

Kosova pas shkarkimit të Rankoviqit gjysma e vitit 1966-1989 ishte e barabart me republikat jugosllave, këtë e vërtetoi Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që e njohu Pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutesës së 1974.

Kosova nuk është dashur të negocojë me Serbinë, pasi asnjë republikë jugosllave pas ndarjes, nuk negocoi me Serbinë.

Që në ditën e parë të hyrjes së forcave ndërkombëtare më 12 qershor 1999, si misione ushtarake dhe civile e nxitën, ndarjen e Kosovës, nga vendosja e KFOR- it përgjatë lumit Ibër në veri të Kosovës. Kosova para ardhjes së Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna, vetëm komuna e Leposaviqit ishte shumicë serbe. Për ta copëtuar Kosovën Milosheviqi formoi komuna serbe si: Zubin Potokon, Zveqanin, Shterpcën etj. Rrugën e Milosheviqit për formimin e komunave serbe pushtetarët e Kosovës.

Serbët kanë kërkuar që të formohen komuna serbe edhe aty ku janë vetëm disa qindra serbë. Për qudi edhe Grupi Negociator shqiptar është pajtuar që të jenë 5-6 komuna të reja serbe! Serbia kërkon që komunat serbe të kenë lidhje direkte mes veti dhe t’i financojë Serbia. Serbia në realitet e ka pushtuar pjesën veriore të Mitrovicës. Trabjorn Solstrom , u garantoi serbëve se dencetralizimi do t’u mundësojë komunave serbe të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe me autoritetet e Beogradit. Si mini shtete serbe do të jenë edhe Komuna e Parteshit, Cërnica fshat i kësaj komune ka më shumë banorë shqiptarë se sa komuna e Parteshit.

Në kuadër të komunave serbe përfshihen edhe vendbanime shqptare si në komunën e Novbërdës , të Graçanicës dhe të Ranillukut. Nga gjithsej 4 temat e paketës së Ahtisarit, në të gjitha bëhet fjalë vetëm për serbët dhe privilegjet e tyre në Kosovë (decentralizimi , trashëgimia kulturore, kishat dhe manastiret, minoritetet edhe ekonomia, çështja e pronave të serbëve të Kosovës dhe bashkëpunimi i tyre në fushën ekonomike me Serbinë. Serbia kërkon 39 zona mbrojtëse me nga 5. 500ha secila.

Uzurpimimi i tokës së pronave të shqiptarëve (rreth 800 ha) rreth Manastirit të Deçanit. Në kohën e monizmit kishat – manastiret quheshin ortodokse e jo serbe si tash. Këto kisha – manastire në Kosovë pas LDB i kishin vetëm 184 ha, kurse para LDB i kishin 1447 ha. Kishat ortodokse mesjetare Graçanica afër Prishtinës, Levishka në Prizren, Patrikana në Pejë dhe Kisha e Deviqit në Drenicë, nuk janë dëshmi e kulturës serbe, sepse ato janë ndërtuar para ardhjes së tyre në këto treva. Kisha e Deçanit është ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare.

Kishën e Deçanit e ka projektuar prifti katolik shqiptarë fra Vita Kuçi. Dëbëllden, M. E Zahirajve a e mori Maqedonia? A i mori Mali i Zi 8200 ha tokë Kosove përgjatë kufirit? Veriu i Kosovës dhe komunat serbe të administruara nga serbët. Kosova dhe shqiptarët këndej kufiri nga gjysma e vitit 1966-1989 ishim shumë më mirë, ashtu Shqipëria 1945 -1990 ishte shumë më mirë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra