E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Thirrje Prokurores së Përgjithshme!

Nga Lindita Metaliaj – deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Të dashur miq!

Varfëria është mjeti më i sigurt për t’i sunduar njerëzit. Kur njerëzit janë të varfër, sundimtari ua blen nevojat që kanë, nevojën për punë, nevojën për përkrahje, ua blen që të rrinë urtë dhe të mos flasin,as te revoltohen kur shikojnë vjedhjen dhe dhunën e përgjithshme.

Pse mendoni se u pesfishua braktisja e Shqipërisë? Jo prej problemeve të së shkuarës siç na thotë Edi Rama.

U pesëfishua se nuk po përballojnë shkatërrimin e prespektivës, shkatërrimin përfundimtar të mundësisë që nesër të nisin një jetë familjare, me një punë, një shtëpi, një kopësht për fëmijët, një shkollë ku te merret dije,e jo te shkohet sa për të kaluar rradhën, një spital ku të gjejnë shërim e jo ankth dhe pasiguri, një komisariat ku të kenë besim dhe jo dyshime se edhe vetë policët janë miq me kriminelët.

Të jemi të sinqerte e te mos genjejme veten!

Pra, le ta themi troç, kur ti ke një sfidë me luftën kundër krimit, duhet të forcosh policinë. Por ti shkon e kthen policinë në shërbëtore të krimit, policët në numërues të rrënjëve të hashashit.

Ketë bëri Edi Rama.

Kur ke një sfidë me arsimin, zbulon që arsimi është bërë partiak, është ulur niveli intelektual i mësuesve, ti kërkon një konsensus me të gjithë njerëzit e mençur, për ta shpëtuar arsimin. Por në vend të kësaj, ti shkon e rëndon edhe më tej problemin, e banalizon edhe më shumë.

Ketë bëri Edi Rama.

Ke problem me sistemin shëndetësor. Në vend që të rrisësh buxhetin, të kualifikosh më mirë mjekët dhe infermierët, paratë që duhet të përdoreshin për ketë punë, ti ua shpërndan me konçesionet e Ilir Beqajt, klientëve të tu. Pra keq e më keq.

Kur ti ke sfidë menaxhimin publik dhe paratë e buxhetit, ti duhet të zgjedhësh njerëzit e kualifikuar. Dhe për ketë dua t’i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka gjetur një dëm prej miliona eurosh, shkaktuar nga administrata e Edi Ramës.

Të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi çdo person që ka shkaktuar dëme, qe ka shpërdoruar paratë që duhet të përdoreshin për arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe për përmirësimin e cilësisë se jetes.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra