E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Të ndërpritet pazari politik për postin e presidentit! – Shkruan: Florim Zeqa

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, janë vënë në shërbim të agjendave partiake. Këtë e dëshmon mosvotimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe jo vetëm.

Nisma e mbarë, ishte shpresë për ndryshime

Duke i parë vështirësitë dhe prapaskenat e zgjedhjes së presidentit, Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që kishte kërkuar zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, e jo të mbetet objekt i pazareve politike.
Kjo ide kishte filluar të materializohet në pranverën e vitit 2011, përkatësisht më 22.04.2011 në Kuvendin e Kosovës, ku formohen Komisionet për ndryshime kushtetuese, përkatësisht Kosmisioni për Reformën Zgjedhore, gjegjësisht për krijimin e më shumë zonave zgjedhore në Kosovë dhe Komisioni për Zgjedhjen e Presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, me ç’rast të dyja komisionet ishin votuar në Kuvendin e Kosovës me 76 vota për, 6 kundër dhe 4 abstenime. Këto dy komisione ishin formuar pas një marrëveshje politike ndërmjet tri partive; PDK-së LDK-së dhe AKR-së, e cila i kishte dhënë fund krizës institucionale me zgjedhjen e presidentës (së zarfit) koncensuale Atifete Jahjaga. Në bazë asaj marrëveshje dhe ndryshimeve kushtetuese që pritej të ndodhnin, parashihej që presidenti të zgjedhej drejpërdrejt nga qyterarët e jo përmes marrëveshjeve politike.
Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Zgjedhjen e Presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, ishin ngarkuar me detyrë që të hartonin dhe harmonizonin amandamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm për të amandamentuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli. Pritjet ishin që ky komision të përfundojë punën e vet brenda 6 deri në 9 muaj nga data e themelimit të tij.

Pazari politik i natës që e la në harresë nismën e mbarë

Mirëpo, jo vetëm që kjo nuk ndodhi asnjëherë, marrëveshja e fshehtë politike mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës e vitit 2014, “Unë sot kryeministër, ti nesër president”, i hodhi në koshin e mbeturinave të gjitha përpjekjet e komisioneve parlamentare, duke e kthyer sërish në pazar politik postin e presidentit, pazar ky që po vazhdon edhe në ditët e sotme.
Analizuar nga këndvështrimi i pavarur analitik, e keqja më e madhe e këtij vendi në dhjetvjetëshin e fundit mbetet binomi Thaçi-Mustafa, të cilët përveq minimit të reformës zgjedhore i sollën shumë të këqija akoma më të mëdha vendit…
Ishte pikërisht ajo marrëveshje private, e pazarit politik mes dy dy figurave, sa të njëjta po aq të kundërta politike që thyen shpresat e qytetarëve për ndryshime pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.
Arritja e “kurorës politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, ishte injorimi dhe poshtërimi më i madhë që i bënë elektoratit, kryesive dhe këshillave të përgjithshme të të dyja subjekteve politike, duke instaluar kështu masat më të tmerrshme të diktatit brenda këtyre dy partive politike.
Mirëpo kjo nuk ishte e keqja më e madhe. Binomi fatkeq për vendin, Thaçi-Mustafa shkuan tutje me konçesione tjera të dëmshme për vendin në dialog me Serbinë, duke e përdorur Kuvendin si dekor “demokratik” për marrjen e vendimeve antidemokratike, antishtetërore dhe antikombëtare në dëmë të shtetit dhe qytetarëve. Nën trysninë e këtij binomi fatkeq për vendin u votua Asociacioni i Komunave Serbe, u votua Gjykata Speciale, u votua Demarkacioni me Malin e Zi (me ndihmën e Ramush Haradinjat) si dhe një varg i gjatë i vendimeve që rënduan jetën e qytetarëve…

Të inicohet reforma zgjedhore në Kuvendin e Kosovës

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për arsye tashmë të njohura, kjo legjislaturë e Kuvendit me urgjencë dhe sa më parë duhet të inicojë ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht amandamentimin e ligjit për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, i cili do të pamundësonte futjen në pazar të postit të presidentit nga partitë politike.
Kosova duhet të bëhet në kuptimin e plotë të fjalës shtet ligjor dhe demokratik, në të kundërtën rrezikon të shndërrohet në anarki totale, ku të fortët e politikës vendosin se kush do të jetë kryeministër dhe president i këtij vendi, duke i përdorur zgjedhjet vetëm si dekor dhe mashtrim për elektoratin.
Demokracia përveq lirisë së shprehjes nënkupton barazinë e qytetarëve para ligjit, të drejtën e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur.

Pas situatës së krijuar politike dhe mosfunksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. Është në dorën e kësaj legjislature të kuvendit që të ri-inicoj ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, përmes së cilës do të ndërpritet pazari politik për postin e presidentit!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra