E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Të falem Rreze Duli! Mikës se Rugovës! – Nga Tahir Cukaj

Në cilësi të një miku, dhe bashkëluftetari të lirisë ndiej një obligim ,të i’u falem për nderimin dhe ndihmen tuaj gjatë përiudhës se luftës se vitit 1998 në Zonen e Rugovës!
Do doja që të jemi njeriu i dhjetë i radhës, për urimin e punës suaj ,që betë gjatë vitëve më të veshtira !
Ishte 28Nentori i vitit 1998,kur Rugova për herë të parë festonte ngritjen e flamurit si një Krahinë e njohur për të mira dhe trimeri.

Ishte hera e parë qe në atë Krahinë doli në skenë një ushtri e rregullt për mbrojtje të atdheut:UÇK/ja!
Ushtri që Komandant Zone kishte emruar z. Smajl Hajdaraj për Komandant të Shtabit Rajonal Rugova!

Përkunder dimrit të acart dhe kushteve mjaftë të renda që përshkonte Rugoven e asaj kohe,miqët nuk të harrojnë, por të gjinden ne ditet më të veshtira!
Njera nder to na doli edhe Trimja Rreze Duli e cila na erdhi me ndihma dhe veshmbathje të pa përshkruar ( Miell, gjera ushqimore veshmbathje ),që për atë përiudhë nuk do kishte koment!

Shtrohet pyetja se kush eshtë ai njeri qe ne diten e veshtir nuk kursen për mikun dhe popullin,por, po të jetë nevoja edhe sakrifikohet?
Unë them se vetem njeriu i dinjitetshem dhe atdhedashes eshtë ai njeri,

Pra,ai njeri eshtë RREZE DULI!

Ajo qe na erdhi ne ditet me te veshtira ti festojmë humbjet dhe fitoret e përbashkëta!

Rrezja ishte ajo qe ne ngritje të Flamurit dhe në nderim të 28Nentorit u gjeti në mesin e bashkluftetarve Rugovas duke e përuruar fitoren e luftës dhe festen e 28Nentorit !
Sot dhe në çdo kohë do i falenderohem mikës se Rugovës për respektin dhe ndihmen qe na e bere gjatë kohes se luftes!
Të falem mike ne emer timin dhe bshkluftetarve Rugovës!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra