Nga Fritz RADOVANI:
1908 Shoqnia “BASHKIMI” drejtue nga Imz Prend DOÇI, me At Gjergj FISHTEN krijon, paraqet në Kongresin e Manastirit e, aprovon ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE
1911 Ded GJO’ LULI tha: “Po shpellat a mi prêt kush !?”
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Nga Fritz RADOVANI:
1908 Shoqnia “BASHKIMI” drejtue nga Imz Prend DOÇI, me At Gjergj FISHTEN krijon, paraqet në Kongresin e Manastirit e, aprovon ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE
1911 Ded GJO’ LULI tha: “Po shpellat a mi prêt kush !?”
1912 LUIGJ GURAKUQI tha: “Sot po nuk u shpall PAMVARSIA e Shqipnisë, asnji prej nesh nuk del i gjallë nga kjo dhomë!!..” (VLONË, 28 NANDOR 1912)
1913 At GjERGJ FISHTA: HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR:
Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit Po rrehe flamuri i Shqpnis, E thrret bijt e Kastriotit …
8 JANAR 1948 AT MATI PRENNUSHI tha në “Fjalen e fundit”: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit.
Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Europa e mos me u dallue për keq prej të tjervet.
Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.”
JALTA 1945 KUJTOJMË NGA Libri “DIPLOMACIA” e H. KISSINGER:
1945 SHQIPNIA KISHTE 1.122.044 banorë
Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste… Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë…” faqe 443.
“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” faqe 441.
Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” fq. 396.
***
Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador… Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane…
Gjatë vitit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk u vue në skenë Opera e Prenkë Jakovës per “Skenderbeun” krijue në vitin 1968… Nuk dij se u hap ndonje Ekspozitë Arti…
Apo u ndertue ndonjë Monument i plotë i Pavarsisë Kombtare të 1912…
Për 70 vjetë në historinë tonë nuk u zunë në gojë kurrë Këta Burra, tue mohue bashkë me Ta edhe ngjarjën e madhe të Memorandumit të Gerçës! Edhe në kjoftë se vitet e fundit ndonjë “prof. Dr… apo akademik” që i thotë vetës “shqiptar”, arrinë, sa pa pikë turpi boton disa faqe ku nuk zehen me gojë asnjë nga Klerikët Katolik Shqiptarë, që e kanë marrë persiper barren e madhe të Luftës per Liri dhe Pavarësi, por arrihet deri aty sa, nuk permendet prej tyne as i zoti i shtëpisë në Gerçë, At Mati Prennushi, të cilit, Krajl Nikolla i premtoi edhe “litarin perfyt”, dhe në qelen e të cilit, u mblodhën Ata Shqipe malesh që nuk njohën kurrë friken. Këta ishin: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.
Madhështia e çakçirëve të Burrave të Hotit, Grudës, Kelmendit e Dukagjinit dhe bukuria e randë e xhubletës Tring Smajlës e Norës së Kelmendit me shoqe…mbërthye në armët e Lirisë, frigojnë çallmat e pashallarëve të pabesë drejtues të ushtrisë turke, e trumhasin njëherë e përgjithmonë kuajt e Azisë, që ikin vrap ndër brrakat e lamijeve tue u zhytë ndër gropat e vorreve aziatike të mbytuna prej shiut të pranverës së 1911-ës. Nuk ndihet tjetër veç, brima e ndonjë ushtari turk rrezikzi, që shânë dhe humbet në gropën e baltës së ndonjë shokut të vet deri në nënbarkse të kalit, krizmat e thymjes së drrasave të kalbuna të vueme tërthuer e nuk shihët tjetër veç, thundra e ndonjë kali që merr me vete zharg ngatrrue për gozhdat e patkonit… ndonjë zhele gjysëmhanë të jargitun me llom e pisllek. Gjimuen malët e ushtoi deti! Dita e 28 Nandorit të 1912-tës, në Vlonën heroike. Asht Plaku i Vlonës, Ismail Qemali që u prinë në shtëpinë e vet Burrave: Don Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Qazim Kokoshit, Eljaz Vrionit, Qemal Elbasanit, Murat Toptanit, Thanas V. Floqit, Lef Nosit, Mustafa A. Krujës, Mid-hat Frashërit, J. Karbunarës, Zihni A. Kaninës, etj. Trimave që shpallën një Shqipni të Pavarun! Shtetët e mbledhuna në Nandor të 1912 në Kongresin e Londrës, treguen se qendrimi i tyne nuk kjé aspak dashamirës si bije fjala në çeshtjen e Shkodres.
Letersia Shqipe e Gegnisë edhe pse nuk studjohet nder shkolla mbetë Kryeveper…
Po, kockat e Skenderbeut nuk kaperdihen aq lehtë sa kujtojnë disa…
■JA DHE PASUESIT E SKENDERBEGUT …
1944…PARA ARMËVE TË PABESË ANADOLLAKE E SLLAVOKOMUNISTE:
“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE… NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT.
Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”
në Trojet tona Shqiptare:
4 Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
47 Imz. VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
113.Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
***
AT PJETER MËSHKALLA S.J. KA THANË:
“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (1964)
“….Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…
Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit…”
Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)
Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.
Melbourne, Janar 2019.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


