E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, kalon në varësi të Skënder Gjinushit, Drafti bie ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Akademisë së Shkencave

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur tashmë vendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike duke i dhënë plotfuqi Akademisë së Shkencaveqë drejtohet nga Skënder Gjinushi.

“BalkanWeb” ka siguruar projektvendimin nga burime pranë MAS, i cili pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Akademia e Studimeve Albanologjike dheinstitutet në varësi të saj shkrihen dhe i bashkëngjiten Akademisë Shkencave, e cila merr dhe të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Kjo VKM që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe me ligjin për Akademinë e Shkencave.

VENDIMI

1.– Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së StudimeveAlbanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhedetyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

2.– Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeliakademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë sëStudimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brendadatës 31 Dhjetor 2023.

3.– Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe tëpaluajtshme në administrim të Akademisë së StudimeveAlbanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë sëShkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’imirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund tëndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre.

4.– Akademia e Studimeve Albanologjike ka këtodetyrime:

a).- Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë tëstudimeve, për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, qëplotësojnë kriteret ligjore për transferimin e studimeve, nëinstitucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, qëofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme.

b).- Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, që plotësonkriteret ligjore për transferimin e studimeve, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë nëdispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 Gusht 2023.

c).- Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportitdosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen nga doktorantëtpërkatës, brenda datës 08 Shtator 2023.

d).- Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilitka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore, në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit nëfuqi për arkivat.

e).- Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimitdhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e tëgjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

5.– Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimine plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave tëShqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

6.– Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministriae Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, për zbatimin e këtij vendimi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra