E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Senatorja amerikane: Rusia kërcënim për Kosovën përmes Serbisë

Senatorja Joni Ernst

Senatorja amerikane e shtetit të Iowa-s, Joni Ernst, ka thënë se “shteti motër i Iowa-s, Republika e Kosovës, vazhdon të kërcënohet nga taktikat hibride të luftës së Rusisë në Serbi”.

Këtë, ajo e ka thënë si pjesë të deklaratës së saj pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump, me atë rus, Vladimir Putin, me ç’rast, ajo ka këmbëngulur që “Rusia kurrë nuk ka qenë mike e SHBA-së dhe se ajo vazhdon të jetë një kërcënim për të dhe aleatët e saj”.

Joni Ernst ka thënë “duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën se si i afrojmë marrëdhëniet tona me Rusinë. Shpresoj që presidenti Trump të japë një mesazh të fortë pas dyerve të mbyllura, që Rusia do të vazhdojë të ndëshkohet për aneksimin e paligjshëm të Ukrainës në vitin 2014, mbështetjen e tyre të neveritshme për regjimin vrasës të Bashar al-Assad-it në Siri dhe veprimet e tyre agresive në SHBA, në politikën e brendshme”.

Senatorja Joni Ernst pati vizituar Kosovën më 2016, dhe njihet si një nga politikanet amerikane me qëndrimet më miqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra