E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SA PAK E NJEH SHQIPTARI SHKENCTARIN E MADH ZEF MIRDITA – Nga Fritz RADOVANI

PROF. DR. ZEF MIRDITA
(1936 – 2016)

Njerzve të mëdhaj Ju flasin edhe sytë para gojës! Në ballin e Tyne shndritë dija…

Një prej Tyne që pata fatin me e njohë afer ishte edhe Shkenctari Zef Mirdita…

Prof. Zef Mirdita  asht historiani ma i madh që kishin Trojet Shqiptare, sepse gjithshka e shkrueme nga dora e Tij asht shkencore dhe e bazueme mbi të verteten historike. Trojet tona tue u perjetsue nder veprat e pavdekshme të Prof. Zefit, kalojnë cakun dhe i japin Shqipnisë Europjane frymen e qytetnimit të mohuem nder sa shekuj nga robnuesit.

Ai ishte i përgatitun në fushat shkencore histori, sociologji, gjuhë shqipe, latine, frënge, serbe dhe turke. Mbi bazat e njohjes së tyne Ai ka lanë studime me vlera të mëdha. Nder fakultetet që ka studjue pothuej gjithkund ka njohë bazat e filozofisë moderne e klasike.

Ligjeratat e Prof. Zef Mirditës u njohen në disa universitete Europiane, në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë. Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”. ku u diplomue per Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën, të cilen e ka njohë me baza shkencore.

Në 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e nga marsi i 1993, ishte këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë. Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të hueja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj., poashtu ka përkthye disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht, tue i ba të njohun popujve t’ Europës “Historinë e mohueme” të Popullit Shqiptar me prirje Europjane. Ka marrë disa tituj nga katedra të Europës dhe Kroacisë, ndersa me 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës e shpalli “Shkencëtar i vitit 2011”.

Njihet edhe sot nder Doktorët ma të aftit që kishte Fakulteti Filozofik i Zagrebit, titull që e meritoi per studimet Shqiptare e në veçanti per Dardaninë që e donte aq shumë…

Kur ishte në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës, atje studjoi me kujdes materialet bazë të librit “Krishtenizmi nder Shqiptar” Prizren 1998, në pragun e Shek. XXI, tue mbetë Auktor i Perjetshem i Historisë së Shqiptarve Europjan.

Jeta e Prof. Zef Mirditës u nderpre në vitin 2016, po Veprat e Tij.., në të vertetë asnjëherë nuk na kanë lanë me kujtue se Prof. Mirdita “nuk po shkruen ma per Historinë…”!

Vetem tregtarët e “Lahutës” Shqiptare, mundohen me fshi Emnat e Dijetarve Shqiptarë!

GABONI o tradhtarë! Shqipnia ka disa Kështjella ku vendosej Flamuri i Kastriotit!..

            Melbourne, 28 Korrik 2019.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra