Nga Kastriot DERVISHI – historian
Një i dënuar politik pasi u lirua nga burgu politik, ai u dërgua në kampin e internimit të Tepelenës. Ai pati fatin që atë që hoqi në Shqipëri t’ua tregojë kancelarive perëndimore, të cilat u informuan me detaje se çfarë ishte regjimi kriminal komunist. pjesa e mëposhtme është e ditës së parë në kamp. Midis të tjerash, për kampin është bërë ky përshkrim:
Bashkëlidhur vendimi nr.699, datë 14.4.1953 i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP për internimin e një familjeje “kulake” nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë. Dokumenti tregon se në kampin në fjalë nuk po internoheshin më vetëm nga Veriu i Shqipërisë, por edhe nga jugu.sh, të cilët po na prisnin. Shkarkuam sendet tona, u ulëm në tokë e pritëm zbardhjen e ditës së re. të flija kështu, nuk ishte problem për mua: koha ishte e mirë e nata e freskët. Por vura re në atë lëshim drite të zymtë nate, se oborri i pafund, sidomos gjatë anës së një kazerme të madhe, ishte krejtësisht i pakësuar nga grupe njerëzisht që flinin përtokë. Mora vesh më vonë se gjithë ata njerëz kishin braktisë dhomat e fjetjes prej pleshtave. Posa vinte nata, të internuarit hynin ndër baraka për të pushuar, nga trarët e mëdha zbrisnin ushtri parazitësh që sulmonin fatzezët. Kështu që e vetmja shpresë ishte të kaloje natën jashtë.



