Zhvillimi e një bashkësie mundet të bazohet në dy premisa kryesore, në etikë dhe në racën njerëzore. Pushtetet e pasluftës përqafuan anën më amorale politike të mundshme! Ky është egoizimi dhe kjo është jo etika e tyre. Të kthehemi pak qasjës së racës njerëzore dhe gjithë asaj e cila na dallon nga kafshet. Meqenëse dija nuk është e krahasueshme midis njeriut dhe kafshëve, sjelljet mund të korrespondojnë më njera-tjetrën, apo mund të ken ngjashmeri! Eshte racionale shikimi në faktin dhe mendimin se çka e dallon njeriun nga majmuni. Edhe pse duhet të kemi konsideratë për majmunët në krahasim më disa grupe njerëzish të cilët më punën, veprimet por edhe më sjelljet e tyre, ua kalojnë të parëve. Me shumë këtu termi majmun përdorët për diqka të keqe. Majmunët mund të shkaktojnë dëme të vogla karshi llojit të vet. Pushtetet e pas luftës , të formës autokratike gjithëçka e cila është e keqe dhe e dëmshme për shoqërinë demokratike, po na zbukurojnë sipas dëshirës së tyre.Nuk u mbrojtën vlerat nacionale dhe as vlerat zhvillimore shtetërore .
Kosova po i ngjanë njeriut të plagosur, të cilit në vend që ti ndihmojmë për tia shëruar plagën, ne ia lëndojmë edhe më shumë ,duke i rënë pikërisht në plagë. Nese vazhdojmë këtë rrugë ,nuk mund të thëmi së populli është i krejt i pa fajshem. Nese lejohet një marshim i tillë dehumanizues karshi shtetit të ri të Kosovës, automatikisht mund të klasifikohemi si komb I pamenqur.
Kjo çorbë e keqe e cila po na servohet , nuk ka mundësi që rregullisht të na servohet si çorbë e mirë. Kështu si janë duke shkuar punët keq, jemi largë trendeve zhvillimore dhe demokratike, dhe jemi largë emancipimit të përgjithshem. Ç’ka mund tju themi gjeneratave të cilat po vijnë kur të japim llogari të gjithë para tyre ? Ç’ka kemi punu, cilat janë të arriturat dhe qka po iu lëmë mbrapa ? Pak , shumë pakë. Po iu lëm një Kosovë me gjendje te rëndë ekonomike-sociale, dhe një Kosovë, e cila po humb territore në të katër anët.Një Kosovë e cila po mbetet ngadalë në pleqë e plaka…



