E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Puna për shkatërrimin e Valbonës nuk ka ndaluar asnjë ditë që nga vendimi për pezullimin e punimeve.

Nga Besmir F. Lushaj – Tiranë

Prej dy muajsh Gjykata Administrative e Apelit vendosi pezullimin e ndërtimit të Hec-eve në Luginën e Valbonës. Varrmihësi i Valbonës, firma Gener 2, ankimoi vendimin në Gjykatën e Lartë, por dhe kjo e fundit la në fuqi vendimin e Apelit për pezullim punimesh.

Sot, përmbaruesi shtetëror duhej të ishte në Valbonë për ekzekutimin e vendimit, por sensacioni na vjen nga Gjykata e Tropojës.
Firma Gener 2 depoziton një padi në Gjykatën e Tropojës ndaj përmbaruesit duke i cilësuar të paligjshme veprimet e këtij të fundit. Me 31 korrik, Gjykata e Tropojës, me një vendim tinëzar e diletant, vendos t’i zgjasë punimet në Valbonë dhe për gjashtë muaj!
Dy elementë me shokojnë në këtë histori:
– Pafytyrësia e Gjykatores së Tropojës në lejimin e rrënimit të thesarit më të madh të trevës së saj. Dy gjykata e ndalojnë, ajo e Tropojës e lejon!
– Si mund të legjitimohet njê allishverish i tillë ligjor? Dy gjykata e ndalojnë, ndërsa një gjykatë (kioske pazaresh) e një rrethi, mbivendos një vendim mbi atë të dy hallkave, me hierarkike në sistem?

Puna për shkatërrimin e Valbonës nuk ka ndaluar asnjë ditë që nga vendimi për pezullimin e punimeve.
Kryekreje kam këmbëngulur se kjo maskaradë ndalohet vetëm me qëndresë nga banorët e zonës.
Të gjithë sofizmat e folklorizmat e tjerë, janë dokrra, bash dokrra hini!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra