E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PSE TË PAGUHET 5 HERË MË SHTRENJTË SE NË AMERIKË

(I bëj thirrje Qeverisë të ulë gjuhën kërcënuese dhe të ulin tarifat).

Nga Sahit MUJA – veprimtar e biznesmen i njohur  shqiptaro-amerikan.

Përgjakja, dhuna, lëndimet e djeshme në rrugën që u ndërtua me djersën dhe sakrificën tonë, në Rrugën e Kombit,  është antikombëtare dhe totalisht e papranushme.

Në vend që Kryeministri të respektonte shqetësimet që paraqitën deputetët për tarifat në rrugë, në vend që Kryeministri, që paguhet nga djersa jonë, të vizitonte të gjitha zonat e Kukësit, Tropojës, Hasit, Kosovës dhe t’i dëgjonte popullin, siç thotë kushtetuta, para vendimit të tij për Rrugën e Kombit, ai zgjodhi të ofendoi rëndë popullin me fisnik, trim e liridashës që ka parë historia e njerëzimit.

Kryeministri na krahasoi me një k…. që nuk ngrihet. Një ofendim që se kam dëgjuar në historinë botërore nga një lider. Le që u ngrit populli i Kukësit, i Hasit e Tropojës, po ta dinë zotëria se as ushtria e NATO-s nuk mund të ndalojë vullnetin e këtij populli fisnik.

Ky popull, që shteti ia grabiti tokat e fitoi miliarda euro nga energjia hidrike e mineralet, sot është më i varfëri në Evropë.

Jam plotësisht dakord me Kryeministrin që rrugët duhet të mirëmbahen e të paguajmë për to.

Pyetja ime është?

Pse të paguhet 5 herë më shtrenjtë se në Amerikë?!

Ja e vërteta e tarifave.

Për të kaluar një kamion vajtje-ardhje nga Tropoja në Durrës. Tarifa është  60.000 mijë lekë të vjetra. A e dini se shteti takson naftën mbi  100 USD $  për 300 litra që duhen vajtje-ardhje. Mbi këtë taksë ja futen edhe 60 mijë lekë. Shoferët që punojnë e kanë nga një kamion të gjithë ngelin pa punë me këto tarifa e gjoba që vënë policia rrugës.

Nga një kamion që bën 25 rrugë në muaj shteti fito të paktën 3000 USD $  nga taksat e naftës.

Tani shteti kërkon nga 45 euro vajtje-ardhje. Kjo është shumë e padrejtë.

Mirëmbajtjen e rrugës po e paguajmë me mbi 200 milion euro në vit nga taksa që mblidhet për rrugët.

Rruga e Kombit sjell miliona vizitorë me mbi 300 milionë dollarë fitim për ekonominë  shqiptare.

 Tarifat kaq të larta janë të pa justifikueshme. Për të ardhur tek Rruga e Kombit ju lutem shikoni fotot e rrugëve që bëjnë Kuksianët, Hasjanët e Tropojanët.  Ka 30 vjet që shteti mledh miliarda në tatime e ja si janë rrugët e sotme.

Sa i përket Kosovës është e padrejtë të jenë ato tarifa kur Kosova nuk ka asnjë tarifë për Shqipërinë.

I bëj thirrje Qeverisë të ulë gjuhën kërcenuese dhe të ulin tarifat.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra