E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Politizimi i pandemisë nga virusët politik! – Shkruan: Florim Zeqa

Dështimi i seancës së djeshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Koosvës ndodhi për dy arsye; për shkak të mungesës së deputetëve të LVV-së dhe për shkak të tërheqjes së  PDK-së nga propozimi i saj për pakon emergjente.

Siq dihet seanca e Kuvendit ishte thirrur me kërkesën e PDK-së për debat parlamentar për “Pakon Emergjente”, të cilën tentuan ta kthejnë në mocion për nxjerrjen e dy projektligjeve; për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe  pakon emergjente financiare prej 320 milion eurosh, gjë të cilën e kundërshtoj kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duke e arsyetuar me rregulloren e Kuvendit dhe komentarin e Kushtetutës si pengesë për futjen e mocionit të PDK-së në rend të ditës, të cilët më pas u tërhoqën nga propozimi dhe seanca u mbyllë pa debat parlamentar.

 Ndodhi ashtu siq e kisha cekur në shkrimin “Përballja e parë LVV-PLAN” të datës 13.04.2020; “Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme e Kuvendit, për shkak se aq të paparashikueshëm janë bërë politikanët kosovarë, saqë nuk ju besohet më për asgjë!”.

Mungesa e deputetëve të LVV-së doli jashtë parashikimit tim, jo pse nuk e kisha menduar këtë, por pse nuk doja të besoja që LVV-ja do ta merrë një vendim të tillë për ikje nga përballja në Kuvend.

Ikjet nga debati paralmentar nuk janë praktika të subjekteve të hapura që pretendojnë ndryshimet politike dhe reformat substanciale, e aq më pak të subjekti që deri më sot nuk i ka ikur asnjë debati në kuvend!

Anashkalimi apo më mirë të themi, injorimi i institucionit më të lartë në vend, siq është Kuvendi i Republikë së Kosovës, si organi i parë dhe më i lartë i republikës parlamentare nga një qeveri e shkarkuar paraqet përmbysje të rendit kushtetues në vend.

Në anën tjetër, tendenca e PDK-së për futjen e mocionit në rend të ditës së seancës së djeshme në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, paraqet tendencën antikushtetuese të marrjes së kompetencave të qeverisë në detyrë, gjegjësisht tendencës për krijimin e një qeverie nën hije, ngjashëm siq kishte vepruar gjatë qeverisjes LDK-AAK në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Koha nëpër të cilën po kalojmë, nën kërcënimin e pandemisë botërore të “Covid-19”, i bënë të pa pranueshme fiskulturat politike dhe manipulimet e kësaj klase të papërgjegjshme politike me opinionin publik, kinse në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Përhapja e “Covid-19” dhe dualizmi i veprimeve politike të bartësve të institucioneve shtetërore dhe mos koordinimi i liderëve shtetërorë, e rrezikon akoma më shumë jetën e qytetarëve, të cilët nuk e kanë të qartë se çfarë realisht është duke ndodhur në vendin tonë.

Kështu po ndodhë në vendin e paradokseve të mëdha, për shkak të politizimit të virusit “Covid-19” nga virusët politikë, që fatkeqësisht janë me bollëk në vendin tonë.

Përderisa shkaktimi i krizës qeveritare erdhi nga mosmenaxhimi i mirë i situatës së parë konfliktuoze nga ana e kryeministrit Kurti, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së shpresës në kohë pandemie ishte skenarë dhe produkt i virusëve politikë që thyen shpresat e qytetarëve dhe rrezikuan të ardhmen e shtetit.

Sikurse mocioni i mosbesimit ndaj partnerit qeverisës në kohë pandemie, ashtu edhe kthimi në shtratin e PAN-it do të jenë vetëvrasje politike për LDK-në!

Përplasja e ashpër e kryeparlamentares Vjosa Osmani me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, e dëshmon situatën shpërthyese brenda LDK-së, shkaku i prishjes së koalicionit me LVV-në dhe gatishmërisë për koalicionin e ri qeverisës  me partitë  e PAN-it.

Bazuar në përhapjen e deritanishme të “Covid-19” në Kosovë, jam thellësisht i bindur që Kosova do të kalojë më lehtë dhe më mirë nga kjo pandemi sesa të gjitha vendet e rajonit, por do ta ketë shumë të vështirë të lirohet nga virusët politikë që po ia gërryejnë shpirtin Kosovës tani e dy dekada pa ndërprerë.

15.04.2020

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra