Nga Qemal SAKAJEVA
Vendi i ngjarjes
Emisioni me telefonatat e qytetarëve në një televizion, kohë më parë, herët në mëngjes.
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Nga Qemal SAKAJEVA
Vendi i ngjarjes
Emisioni me telefonatat e qytetarëve në një televizion, kohë më parë, herët në mëngjes.
Parafolësi
Ky, në anën tjetër të telefonit, duke biseduar me drejtuesin në studio, nuk e tha emrin. Ai u vetënjoh si njeriu që ka kryer studimin shkencor mbi gomarin. Por u pagëzua me emrin Parafolës prej njeriut që telefonoi pas tij, pra nga Pasfolësi.
Studimi i rrallë
Parafolësi bëri me dije, nëpërmjet telefonit dhe ekranit të televizorit, se ishte autor i studimit të veçantë shkencor, ndoshta nga më të rrallët, për kafshën e urtë që quhet gomar. Ai tha që, kjo kafshë punëtore, e njohur për durimin e madh dhe pa naze për kushte e ushqim, fyhet shpesh duke e përdorur emrin e tij si sharje. Përveçse e quajti padrejtësi këtë sjellje të njerëzve, Parafolësi edhe u ankua që ky studim shkencor nuk është vlerësuar, madje nuk është marrë fare parasyshë.
Përfundimet e studimit
Parafolësi tha se kishte arritur në këto përfundime me studimin e tij:
Gomari i Shqipërisë së jugut: Ky, pasi lidhet nga i zoti përpara grumbullit të barit, natën këput litarin dhe shkon e ha në mullarin e tjetrit.
Gomari i Shqipërisë së mesme: Ky nuk ha dot as barin e vet.
Gomari i Shqipërisë së veriut: Ky kërkon të dalë përherë përpara kalit.
Drejtuesi i emisionit
U gjet ngushtë. Buzëqeshi . Tha vetëm kaq: ”Unë e kuptoj alegorinë tënde”.
Pasfolësi
E dëgjova me vëmendje Parafolësin. Më bëri përshtypje të madhe studimi dhe përfundimet. Ai duhet të ishte zgjedhur deputet.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


