PARIS 2019…
VAU I DEJËS 1969
DY KISHA MOSHATARE N’ EUROPË QË, NUK DO TË JENË KURRMA !
E mërkurë, 18 nëntor 2026
PARIS 2019…
VAU I DEJËS 1969
DY KISHA MOSHATARE N’ EUROPË QË, NUK DO TË JENË KURRMA !
NË PLOT 50 VJETË, DY FLAKË TË MNERSHME KA PROVUE EUROPA PLAKË:
15 PRILL 2019, Flaka zharitëse në Notre Dame të Parisit, shemi perfundimisht Katedralen monumentale 850 vjeçare, që ishte një “ciceron” mu në zemren e Europës…
E bashkë me zanin e saj u shue pergjithmonë një nder Kryeveprat e artit Botnor.
30 MAJI 1969, Flaka shperthyese e dinamitit sllavo – aziatik të “Revolucionit 1967” e vume me doren e anadollakut Fadil Ymeri, sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, holli n’ erë Kishen e Shek. XIII-të, ku asht kunorzue Heroi Kombtar i Shqiptarve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Shqipnia “ateiste” u kthye në një “vorrezë” besimesh fetare.
Pak muej mbas shkatrrimit të Kishës, kandidati i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, një ditë po ua shpjegonte një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga kryeveprat e artit. Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh…Një tmerr me e ndigjue se me sa madhështi e mburrje, po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë… si një dishka e mbrekullueshme… kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, e mandej ra e u shkatrrue!..”
Shumë çudi! Fallsifikatorët e Historisë sonë vazhdojnë rrugen e vet të 1944…Anmiku i Gjergj Kastriotit sulltan Enveri, as “nuk e kishte dijtë se Ajo Kishë, po hidhet në erë…”
Pse, knaqej djali i bylykbashit me shkatrrimin e “një Kishe”?! – Ja një tjeter fakt:
Kur po ndertohej hidrocentrali i Fierzës, Ramiz Alia thrret Ingj. Besnik Bekteshin dhe i shpjegon se, “shoku Enver, ka menduar me Ju derguar në hidrocentral. Sot ai do të tregojnë arsyet e ndertimit të hidrocentralit aty tek ai vend…Degjoje me kujdes Besnik!”
Ing. Bekteshi hyni në dhomen e Tij dhe Enveri, filloi me i tregue per hidrocentralin dhe, arsyet e ndertimit në Fierzë, të cilat vështirë se i beson kush sot. Nder tjera ai i shpjegoi: “Do të ndertojmë këte hidrocentral i cili, nën liqenin e tij ka për të permbytur 38 Kisha të vjetra, dhe vetem kështu, ajo zonë do të spastrohet nga ato Kisha Katolike…”
Ja pra, kjo ishte “Drita e Partisë”… Per të cilen, po punohet me e “rindezur” dit’ e natë!
Melbourne, 17 Prill 2019.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


