Sot u mbyll kapitulli. U mbyll zyrtarisht. Protesta e studentëve përfundoi edhe në dy-tre vatrat e fundit ku ishte transformuar në formën e një bojktoi, apo zaptimi të mjediseve universitare. Nga e hëna mësimi do të rifillojë tërësisht.
Nuk u mbyll në mënyrën e duhur, në mënyrë dinjitoze. U tërhoq zvarrë, u zvenit, u zbeh, pa shkëlqim, ashtu siç meritonte. Nuk mori atë që duhej të merrte, nuk prodhoi atë që duhej të prodhonte, nuk përmbushi atë që prisin qytetarët, ata që qëndronin indiferentë pas vetratave të kafeneve, para televizorëve me telefona në dorë.
Nisi e kulmoi për një javë. Kërkoi pak, përciptazi. Nuk ditën, nuk deshën, nuk mundën. Ishin të rinj, kishin frikë nga politika. Ndërsa politika shkarkoi të gjitha bateritë e saj të “shërbimeve sekrete rinore”, për të shuar, zbehur, deformuar. Dhe ia doli. Të gjitha partitë, në pushtet e opozitë ia dolën.
Protesta, organizimi më masiv rinor e studentor në 28 vjet nuk arriti të rrëzojë dot një ligj, e jo më të godasë një sistem politik.
Do të duhej të kishte shërbyer si model i një institucioni, institucioni i munguar i reagimit qytetar, për çdo qeveri. Por për fat të keq nuk u bë.
Ishte një shans, jo për të rrëzuar një qeveri, por për të shkundur nga themelet një sistem të deformuar e të korruptuar.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



