Gjatë vizitës se Kryeministrit Hoti në Shqipëri, paska kërkuar një pikë doganore në Portin e Durrësit. Kjo kërkesë minore e tij te Vuçiqi paska shkaktuar termet? Merrne me mend, po të kërkonte atë që duhej kërkuar, Bashkimin e shqiptarëve, si do të ndihej Vuçiqi?!!! Hoti e paska kërkuar: “Një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, që ngarkesat drejt Kosovës të mos kontrollohen në pikën doganore të Morinës, pika e daljes kufitare nga Shqipëria në Kosovë”, paska kërkuar Hoti në Shqipëri.
Në këtë deklaratën e Hotit paska reaguar Vuçiqi, duke thënë: “Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre, ka thënë Vuçiq, që ka komentuar edhe për bisedat e Kosovës me Serbinë. Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, kështu po raporton b92.net./Indeksonline/ Në fakt Vuçiqi, porosi i paska dërguar edhe vendeve euro-atlantike (SHBA-së e BE-së), por paska harruar të cek se cilët janë prindërit e tij dhe cilit lloj majmuni i përkasin ata?
Është hera e parë që pajtohem me Vuçiqin, për dy çështje që i ka cekur ai. Vërtetë, pse Kosova me kërkuar një pikë doganore, kur mund të bashkohen shqiptarët ne një shtet. Kur të kërkosh të bashkosh diçka, kërkoje bashkimin e së tërës.



