Duke filluar nga e enjtja (02.04.2020), Komunat e Mitrovicёs Veriore dhe te Zveҫanit, tё banuara me shumicё serbe, janё futur nё karantinё. Qё atёherё, kasta e vjetёr pushtetore, e kapluar nga njё ndjenjё “patriotizmi”, qё ёshtё e huaj pёr tё, ёshtё hedhur nё sulm, kundёr qeverisё Kurti, duke e akuzuar se ajo ka kapitulluar para Serbisё dhe se po zbaton vendimet e saj nё veri, duke shkelur rёndё sovranitetin dhe kushtetutёn e Kosovёs.
Duket se, edhe kёtё radhё, kemi tё bёjmё me shfrytёzimin e paskrupullt tё krizёs sё shkaktuar nga COVID-19, pёr qёllime tё ulёta tё politikёs ditore. Pёr fat tё keq, nё shёrbim tё kёsaj kaste ёshtё vёnё edhe njё pjesё e medias.
Si qёndron e vёrteta, sipas Ministrit tё Shёndetёsisё, Arben Vitia, njёrit prej zyrtarёve tё lartё mё tё pёrkushtuar dhe mё tё besueshёm pёr situatёn e pandemisё?
Ai deklaroi se vendimi pёr futjen nё karantinё tё dy komunave nё veri ёshtё marrё nga dikasteri qё ai drejton, nё koordinim dhe bashkёpunim me autoritetet e atjeshme komunale, pёr shkak tё shtimit tё numrit tё qytetarёve tё infektuar. Forcat e policisё sё Kosovёs dhe karabineria italiane janё vendosur nё urёn e Mitrovicёs pёr tё penguar lёvizjen e anasjelltё tё qytetarёve. Gjithashtu, ёshtё e vёrtetё se nё kёto komuna po ndihmon njё staf mjekёsor vullnetar, i ardhur nga Serbia. Ҫfarё tё keqe ka ndihma e tyre humanitare nё kёtё sitautё tё rёndё? Edhe Amerika e Trampit pranoi njё avion me ndihma mjeksore nga Rusia e Putinit. Italia, po ashtu.



