Partite politike në Kosovë , janë kryesisht parti lideriste.Vendimet e marra me shumë po bëhën nga lideri së sa nga strukturat partiake.Kjo logjikë i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore .Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë diktatoriale e veprimit.Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore , e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata. Për fat të keq edhe LDK , që dikur shquhej si subjecti politike mw serioz dhe mw i madhi , nga krerët e saj të sotwm po shëndrrohet në parti jo serioze , në parti të grupeve të interesit , duke ju bashkuar në këtë drejtim partive majtiste .Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë , së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, dr.IbrahimRugova. Kur në Bosnje vdiq Alia Izetbegoviq, ka pësuar rënje drastike Partia e Aksionit Demokratik.Njejtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit në Kroaci me, HDZ-ne .Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat. Së në LDK është instaluar logjika përjashtuese është shëmbulli i Vjosa Osmanit si më e votuara e LDK-së ne dy palw zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake nw LDK po bëhën sipas dwshires të krerëve duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar demokracinë e mbrendshme .Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin e duhur .Kryetari i LDK-se,Isa Mustafa, Vjosën po shtrydhë si limonin për vota , dhe pastaj po e shpallë si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve .Kan filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë të Albin Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë.Mustafa, Rugova , Veliu e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK ,së është bërë më Kurtin. Këta në menyrë përfide po lançojnë teza të tilla , për ti arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua më të drejte më rrëzimin e qeverise , Kurti nga ana e LDK-së , që u bë ne emer të kauzave fallsho , për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike .Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë ata që po e dirigjojnë situatën politike për interesa të tyre. Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë.Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës, duke ia shkaktuar vendit dhe shqiptarëve dëmin më të madh deri më sot .Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë , kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët e nënshkrimit të dy marrveshjeve të dëmshme, ajo më Malin e Zi dhe “Zajednicën” . Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira , nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj , më duket mua veq sa do ta ringriste edhe më shumë politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla , siq është zonja, Osmani . Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



