E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Leter e hapur drejtuar LËVIZJES VETËVENDOSJE dhe LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

NDRYSHIMI ËSHTË PROCES. LVV DHE LDK, DUHET TË BASHKËQEVERISIN

Skena politike e Kosovës, pas rrëzimit të qeverisë Kurti, ndodhet para një sfide të madhe, që mund të jetë për fatin e mëtutjeshëm të Kosovës. Shkëputja e koalicionit midis këtyre dy partive që morën besimin e qytetarëve për ndryshime, mund të sjellë pasoja tepër të rënda.  Po që se, kursi i tanishëm i konfrontimit midis tyre, do të  bartet në formën e  një përplasje tjetër, midis elektoratit të gjerë,  mund të sjell rreziqe të mëdha për vendin.

Ndonëse, qeverisja e shkarkuar nuk mund të kthehet, megjithatë, letra e djeshme, që në përputhje me Kushtetutën, iu drejtua Vetëvendosjes, nga Presidenti i vendit, për ta caktuar mandatarin e ri, që do të merrte përsipër formimin e një qeverie, paraqet një mundësi të mirë, që vendi mos të shkojë te një krizë e re politike. Dëmin e shkaktuar nga prishja e qeverisë, ta riparojë me formimin e një qeverie tjetër, pikërisht nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, mbi bazat e një marrëveshjeje tjetër, qoftë edhe me një afat të kufizuar kohor (një apo dy vjeçar, përderisa të përballohet pandemia e virusit COVID-19), në mënyrë që pastaj të shkohet edhe në zgjedhje të reja.

Natyrisht, se ky përcaktim, duhet të ketë parasysh ndryshimiN si një proces të pandalshëm, që ishte moto e të dy partive gjatë zgjedhjeve të kaluara, për çka edhe morën besimin e elektoratit. Ky proces, mund dhe duhet të çohet më tutje, më së mirë dhe më se lehti nga këto dy subjekte, me kusht që ato t’i tejkalojnë gabimet e bëra, duke pasë parasysh se bashkëqeverisja nënkupton kompromise dhe logjikë politike, e mbi të gjitha nënkupton edhe qasje politike ndaj sfidave ekzistenciale, që i duhen vendit në këtë kohë kur ballafaqohet, në njërën anë me problemet e brendshme (kriminalitetin, nepotizmin, mungesën e shtetit të ligjit e të tjera të trashëguara nga keqqeverisja e deritanishme), dhe, në tjetrën anë me dialogun me Serbinë, që po kërkohet nga miqtë tanë, SHBA-ja dhe BE-ja, në mënyrë që t’i jepet fund krizës që mund të prodhojë mbajtja e saj në gjendjen e tanishme.

Meqë, SHBA-ja këto ditë u deklarua se nuk përkrah kurrfarë marrëveshje të copëtimit të Kosovës dhe se mbetet garant i marrëveshjeve të barabarta me Serbinë, ndërkohë qasja dhe heqja e tarifës, tashmë plotëson pjesën më të madhe të kërkesës amerikane, Qeveria  e pajtimit (LVV dhe LDK), do ta ketë më të lehtë që të krijojë raporte mirëbesimi me SHBA-të dhe aleatët evropiane, për të rikthyer besimin e humbur.

Andaj, kërkohet që Vetëvendosja dhe LDK, të heqin dorë nga inatet dhe ato që sollën te shkëputja. Kjo është e mundshme dhe madje e domosdoshme për hir të interesit të vendit, aq më tepër kur kjo mundësi u shpreh mbrëmë edhe në një prononcim të Arben Gashit, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, në T7, me çka mund të kuptohet se “të rinjtë” e kësaj partie, janë të interesuar që prapë të riparohet marrëveshja, në mënyrë që vendi të përballojë krizën politike që u krijua. Mundësinë e një rruge të përbashkët e ka theksuar, ditë më parë, edhe historiani Jusuf Buxhovi (themelues i LDK-së) duke e quajtur ndryshimin si një proces të pandalshëm, që këto parti deshën a nuk deshën, e kanë për detyrë t’i nënshtrohen, ngase ishte kërkesë e elektoratit.

Por, ujdia midis këtyre partive, e riformatizuar, pos tjerash nënkupton edhe pajtimin për një kod të ri elektoral, aq të domosdoshëm për të thyer monopolin mbi të cilin, partitë e tanishme kanë krijuar pushtet dhe feude.

Sinqerisht

Ramiz Tafilaj

Houston, Texas

fitues i Çmimit te Presidentit Trump për Arritje Jetësore

(President’s Lifetime Achievement Awa

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra