E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kushtetuta e kënaqësisë – Nga Kimete BERISHA

Nuk është problemi Yt, a e shkel Presidenti Kushtetutën, a jo.

Ti duhet të ‘gëzohesh’ nëse do ta shkelte Presidenti Kushtetutën, sepse kjo do t’i kushtonte shtrenjtë Presidentit, jo Ty.

Po.
Sot te Presidenti të gjithë kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike, pa përjashtim, u dukën si klasa e Kanunit, të reinkarnuar në odë t’burrave, t’uj i nda mexhat, atmosferë folklorike dhe primitive sa të thuash.

Të udhëhequr nga ‘Parimi i kënaqësisë’ (as maska, as distancë, burra t’odës, e kishin lënë në shpi instiktin e vdekjes, se marre burrat m’u tutë), përveç njeriu i Presidentit (Urani) që si gilipter pa pushuar i pëshpëriste në vesh Kadri Veselit të mllefosur.

Presidenti i pyeste varg e vijë ‘A po keni qejf t’ia bëjmë kështu, a ashtu’.
Kushtetuta e kënaqësisë dhe e dëshirave i bashkoi të gjithë, përveç Albulenës që sot Albin Kurti e la të vetmuar.
Në vend se Albin Kurti të përballej vetë me fatin e tij.

Ama, këta jemi ne.

Kundërshtarët nuk i zgjedh dot.

Albin Kurti tashmë e ka paguar çmimin e tij, sepse me dy duart e veta e ka rrëzuar veten e tij.

Nuk e kuptoj pse ‘blen kohë’ dhe e shtynë për ‘nesër’ fundin e një loje të përfunduar.
Sa më shpejt që shpallet e përfunduar loja e kryer, më mirë për të.

S’di pse Albin Kurti insiston ta mbrojë Hashim Thaçin nga Hashim Thaçi.
Lëreni të gabojë, nëse nuk e doni kaq shumë.

Pra, problemi i Albin Kurtit nuk është Presidenti (se Presidenti i paguan vet gabimet e veta).
Po, problemi i Albin Kurtit është: ‘Pse nuk arriti me mbajtë qeverinë e tij’.

‘Përgjigju vetes’ që thoshte Teki Dërvishi kur na e bënte ndonjë pyetje ‘të rëndë’.

Por Albin Kurti s’mendon se e rrëzoi veten, Ai mendon se ‘E rrëzuan’!
Po të rrëzojnë de.
Atë punë kanë kundërshtarët.
Me ta marrë pushtetin.

Qeveria Kurti u rrëzua sepse Kryeministri Albin Kurti e shkeli marrëveshjen e koalicionit me LDK-në dhe pa u konsultuar me Isa Mustafën e shkarkoi Agim Veliun.

Qe, kaq e thjeshtë e kaq banale është arsyeja e rrëzimit të tij. Mos e mashtroni veten me kriju realizëm magjik me copëzat e e pasqyrës së thyer.

Albin Kurti e ka ditur se Isa Mustafa nuk ia falë, dhe i hakmerret. S’ka pasur tjetër rrugëdalje.

E jo Amerika, nuk e rrëzoi Amerika qeverinë Kurti, qysh ia maron qejfin vetes….përveç nëse Amerikë i thonë Podujevës.

P.S. Problemi i Albin Kurtit është se e rrëzoi veten, prandaj nga vetvetja s’del kush që të mbron.

Pranoje gabimin.
Pranoja vetes, pa zë, siç na mësonte Tekiu.

Dhe, nisja prej fillimit.
Duke respektuar marrëveshjet fjalë për fjalë, e jo duke lejuar krenaria me t’marrë n’qafë.
Krenaria dhe egoja e Kurtit është lënduar në çastin kur ka nënshkruar vullnetarisht se s’mund ta shkarkojë asnjë ministër të LDK-së pa lejen e Mustafës, por në sprovën e parë, egoja e ka tradhtuar.

Askush nuk ka fituar në këtë lojë.
Përveç lakmisë. Dikush për të ‘qenë’, dikush për ‘të pasur’.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra