E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Këshilli Bashkiak i Hasit “vret për herë të dytë” Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari

Nga Isuf Çelaj – Deputet i Qarkut të Kukësit (Tropojë, Has e Kukës)

Sot Këshilli Bashkiak i Hasit, me votat vetëm të këshilltarëve socialistë, “vranë për herë të dytë” Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, duke shpallur “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, i cili në vitin 1997 qëlloi me armë duke e plagosur rëndë Tribunin e Demokracisë, në tempullin më të lartë të saj.

Edhe pse Partia Demokratike e denoncoi në kohë këtë vendim të turpshëm dhe provokues, të ideuar nga qeveria e cila tash e pesë vite me rradhë, ka qenë dhe është në simbiozë të plotë me krimin, tashmë jemi para një fakti të kryer që ky vendim është marrë.

Si deputet i Qarkut të Kukësit, i bëj thirrje Kryeminstrit të vendit dhe Prefektit të Qarkut Kukës, që më atributet që u jep ligji, të revokojnë mënjëherë këtë vendim të paprecedent, që njollos e fyen rëndë kujtimin e të ndjerit Azem Hajdari, familjarët e tij, të gjithë demokratët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë.

Kjo qeveri nuk u mjaftua me ministrat, zyrtarët, vëllezërit dhe kushërinjët kriminel, por kërkon të rilindë edhe kriminelet që historia dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve i ka në memorie vetëm si të tillë.

Jam i sigurtë që populli i mençur dhe fisnik i Hasit dhe i gjithë qarkut të Kukësit do t’i përgjigjet ashtu siç ai din edhe këtij provokimi të ulët e meskin të rradhës të këtij narkoshtetit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra