E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gërbuja e Beogradit mbi krye të Thaçit

Nga Ramiz LUSHAJ

          Njani, i fisit Thaç në Kosovë, (e ma thanë dje dhe fshatin) n’ato ditë pas dasmes, po del me nusen e tij me e mbledh sanën (barin e thatë) e me e vnue në mullarë, në livadhin skej shpisë. Aty, nën hije të lisit, tue ndejt në kambë, po i kallzon se sa trim ishte, sa trimni të mëdha kishte bá, qysh vrajke e kthjellke me fjalë, grushte e pushkë…!

          -Hej, medet për mue për burrin që më ka rá hise, trim kaq i trentë…- po i thotë vetes nusja e tij, tue kqyr me sy përtokë. Aty, përskej, po e sheh nji zhapin tue lvrit nëpër bar, kah hija e lisit të livadhit.

          – Uh, zhapini..-i thirri ajo të shoqit e bani për me ik do hapa mbrapa.

          -Hiç mos u tut, most a ndijnë ty hiç -ia tha i shoqi, ky dhandërr i ri, në delir mburrjesh.- Largomu pak e ta mbyti krejt zhapinin…

          Edhe tashti vonë, një hoxhë në Kosovë, M.I. (te “Koha Islame”, YouTupe, 2017) predikon nga ana fetare se kush ta shohin zhapinin duhet me e mbyt e kush e mbyt me të paren i ka 100 shpërblime…! E, ky, sigurisht, nuk ishte ai zhapini me tre bishta të gjatë, që á gjet në Kosovë e si lajm ka bá xhiron e botës (portali “Kosova Lindore”, 16.4.2016)…Nejse.

           E të çohet dhandrri trimaç për me e mbyt me bishtin e gërbujës, në sy të nuses së tij, atë zhapin në ecje zvarranike livadhit të kositun, skej lisit të hijes. E t’i jep me tanë fuqinë e duarve, veç kur po bërtet me të madhe: Ooh…!

          -Çka të gjeti bré…-po i thotë nusja e tij, e cila e pá fort mirë se ai, burri i saj, e goditi vetveten me hekurat e përdredhun të gërbujës për mbledhjen e barit të kositun të livadhit.

          -O më ka rá dikush me shkop mas kreje bre e fort po më dhemb e shumë ma ka trullos k’ta kryet tem…Po ti hiç mos kie dert, se më ka rá shkop dikush prej katundit tem e paska ik, se me gjysën e katundit tem nuk shkoj mirë me ta…!

          E tashti po shoh se historia përseritet dhe te ky thaçi i ri, sepse kjo “Gërbuja e Beogradit” po i bjen mbi krye këtij Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçit, teksa iu trimaçet dhe liderëve të lartë shqiptarë në Tiranë e Prishtinë…, teksa po flet “me bishtin e gërbujës” për “korrigjime apo ndryshime të kufijëve me Serbinë…! Eh, prej kohësh, po duket, se Hashim Thaçi i ka zhdrip “kalit të luftëtarit të betejave e fitoreve të UÇK” e, tashti, gjenerali i luftës, në kohë paqeje, ka firmos tri herë për Demarkacionin me i dhanë mbi 8 mijë toka të Kosovës për Malin e Zi dhe po don me e bá fakt të kryem edhe Marrëveshjen e Asosicacionit (“Zajednica”) me Serbinë në dam të Kosovës dardane, çka domethanë se i ka hip mizës…e po dihet se ku e çon ajo, bashkë me “gërbujën” e tij, tue i rá keq e ma keq krésë së vet!

Kosovë, 7 gusht 2018

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra