E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“GAZETA E ALPEVE”: SHFLETOJMË NUMRIN E RI TË MAJIT 2020

Me 1 maj 2020 doli në qarkullim “Gazeta e Alpeve”, numri i parë i saj në kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga Pandemia Covid ‘19, Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e cila gjendet në shitje të lirë vetëm në Shqipëri dhe me abonime në Rajonin Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi, Kosova Lindore e Sanxhak) si dhe në Itali, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermani e Amerikë (New York, Texas, Neë Yersey, Connecticut), Hollandë, Norvegji e Francë. Kësaj here, për arsyena të situatës pandemike, “Gazeta e Alpeve” do t’i mungojë për herë të parë tregut të saj në Kosovë (Gjakovë, Prishtinë, Deçan, Pejë, Junik, Prizren, Gjilan, etj.).

Në këtë numër të ri “Gazeta e Alpeve” hapet me kryeartikullin: “UNDERGROUND” PËR COPËTIMIN E MATEJSHËM TË TERRITORIT SHQIPTAR” – nga Sulejman DIDA – studiues, poet, shkrimtar, Zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” (fq. 1 e 4).

-“SHQIPTARËT PRESIN NGA NE, NË KËTO DITË TË VËSHTIRA!” -Apel nga filantropisti kombëtar shqiptar, Lazim Destani -“Nderi i Kombit”, drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë. (fq. 2).

-“Një luftë nuk mund të fitohet pa zemrën e njerëzve” – nga politilogu i ri Andi MUSTAFAJ (fq.3).

-“Humanizëm me vepra konkrete nga Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj dhe Lazim Destani me familjet e tyre” – nga  Flamur GASHI- Këshilltar për Rajonin e Diasporen i Presidentit të Shqipërisë. (fq. 3).

-“A JEMI BËRË VET NE TRANSPORTUES TË KËTIJ ARMIKU TË PADUKSHËM?!” – nga Mehmet PRISHTINA, studiues e veprimtar në Kosovë, pasardhës i Hasan Prishtinës së Historisë Shqiptare. (fq. 3 e 9).

– “GRUPI INSIG, EUROSIG, UBA BANK PRANË FAMILJEVE NË NEVOJË Kadri MORINA: Ndihma në ushqime në të gjithë Shqipërinë” (fq. 3).

-“MBËSHTESIM DIALOGUN KOSOVË-SERBI DUKE SHPRESUAR TË PËRFUNDOJË ME NJOHJEN E NDËRSJELLTË DIPLOMATIKE, SI DY SHTETE FQINJ, TË PAVARUR E SOVRANË” -Letër e Hapur e Këshillit të Ambasadoreve Shqiptarë për Presidentin e SHBA, Donald J. TRUMP. (fq. 5)

-“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugëtimit euro-atlantik” – Deklaratë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike POMPEO – (fq. 5)

-“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi emërimin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi”. (fq.5)

-“TA SHPËRBLEFTË ZOTI, O RAM GECI…!” – Nga Agron Isa GJEDIA– Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren. – “RAM GECI, NJË SHEMBULL QË DUHET NDJEKUR…”-Nga Ramiz Lushaj. -“Shtëpi Oxhaku”-  (Ram Geci asht kanë “Shpi Oxhaku”) -Nga Mentor HAXHIAJ – Tropojë. -“Burrë fisnik, zemërmadh, bujar i pashoq” – Nga Tom THERÇAJ Shkoder. -“NDERIM PËR TY, O “SOJNIK I BYTYÇIT”…! – Nga Zyra AHMETAJ Poete, artiste, publiciste, Tropojë. -“Njeri me vlera të veçanta”- Nga Faslli Kuliçi-Çekaj – Durrës. -“Zoti ja ktheft me të mira Ram Gecit…!– Nga Agim REXHA – Tropojë (fq. 6)

-“MIRËNJOHJE PËR TY, HARRY BAJRAKTARI – “NDERI I KOMBIT” – Nga ILIR META: President i Republikës së Shqipërisë dhe Yuro Kim: Ambasadore e SHBA në Shqipëri. – “Harry Bajraktari në Amerikë dërgon ndihma për 1 mijë familje në Tropojë”- Nga Ramiz Lushaj. -“VLERËSIME E URIME…”-edhe nga Ambasdadore e Misionit Diplomatik të Kosovës në New York, Sh.S. Znj. Teuta Sahatqija; Kryetari i Federatës PanShqiptara “Vatra” në Amerikë, z. Elmi Berisha; këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Rajonin e Diasporën, ambasador Flamur Gashi; Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Ismet Smajli në Teksas-SHBA; ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ambasador, dr. Islam Lauka në Prishtinë; drejtori ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dr. Naim Dedushaj në Prishtinë; ish kryetari i KSHK e vllau i Azem Hajdarit, av. Rasim Hasanaj; tre nga ish deputetët e Tropojës në Kuvendin e Shqipërisë, z. Besnik Dushaj (njëherash dhe ish kryetar i Bashkisë së Tropojës) dhe z. Isuf Çelaj e znj. Mimoza Hajdarmataj; drejtori i gazetës “Nacional”, poeti, gazetari e shkrimtari, doktorant Mujo Buçpapaj; ish deputeti i Tropojës e ish antar i KQZ të Shqipërisë, ing. jurist Hysen Osmanaj; kryetari i Rrjetit Global të Bisneseve të Diasporës Shqiptare për Gjermaninë, z. Mustaf Abazi; veprimtarja atdhetare e biznesmene humaniste, shqiptaro-amerikania Donika Bardha; veprimtari e biznesmeni Avni Krasniqi; drejtori i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, Sanxhakun e Luginën e Preshevës, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Halil Ahmeti; antari i Bordit Botues e Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Vendet e Ulëta e Nordike, veprimtari atdhetar e kulturor, z. Shaban Prelvukaj; veprimtari atdhetar, ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, z. Esad Gjonbalaj në Amerikë; kryeredaktore e “Gazeta e Alpeve” për Kosoven, poete, studiuese e shkrimtare Migena Arllati në Gjakovë; drejtori i Manifestimit “Ora e Maleve” në Rrozhajë, poeti, studiuesi e veprimtari Ali Daci; prof. asoc. dr. Elinda Dibra; poeti e mesuesi Maxhun Osmanaj në Istog të Pejës; Anila Hoxha Gjermeni– soprano e njohur në Milano-Itali; Kryemyftia i Tropojës, Eduart Demiraj; veprimtari e publicisti Avdyl Matoshi– nënkryetar i FSHKESH; veprimtarja Nusha Hoxha; ushtaraku në pension e kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Qarkun e Shkodres, Ali Demushi; veprimtari e publicisti Shpend Nikoçi; poeti Nikollë U. Ulndreaj; mësuese Age Doçaj; veterani i UÇK-së, Agim Memia; e të tjerë (fq. 7)

-“Sabit Bytyçi në Amerikë, dërgon vaj për rreth 1 mijë familje, në Tropojë” – Nga Ramiz Lushaj (fq. 8).

-“Nadia Sokolaj një “Nënë Terezë” në Francë” – Portret nga Adrian  Progni (fq. 9)

-“AHMET KRASNIQI, NJERI I PAQES, I LUFTËS, I PËRJETËSISË” – Nga: Kolonel Ahmet ALISHANI – ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, Kosovë. (fq. 10).

-“AKSIONI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE PËR NDËRTIMIN E VARREZAVE TË NOKSHIQIT” – (Lista e Shqiptarëve atdhetarë në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Amerikë e Europë etj., që kontribuan me fonde monetare në USD për ndërtimin e Varrezave të Nokshqit në Plavë-Guci, në vitin 2019). (fq. 11)

-“Trimëresha e Maleve, Kaje Galë Selmanja Nga Adem GECA – Banjë, Istog (Burim) i Pejës (fq. 11)

-“Familja Nokshiqi kontribuoi brez pas brezi për Çështjen Kombëtare Shqiptare”. -Fjalë Përshendetje përcjelljeje nga autori i kompozimit-pikturës për Nokshiqin e Nokshiqasit, nga akademik Xhafer B. Peci (fq.12)

“Kjo “pikturë murale” më sjell Nokshiqin e historisë, vendlindjen, kombin tim shqiptar, në Teksasin e Amerikës” -Falenderim Publik nga veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Zekë NOKSHIQI në Teksas- SHBA për miqtë e tij Ismail Uka- nga Vushtria e Kosovës, Drin Ahmeti- nga Bujanovci i Luginës së Preshevës, Ramiz Tafi laj nga Deçani i Kosovës -(fq. 12)

-BOKSIERI SHQIPTAR BURIM ALI AHMATAJ NË LONDËR SYNON TITULL BOTËROR” – Nga Ramiz Lushaj. (fq. 13).

-“Një ditë me Edith Durham në Londër”- Nga ambasador Mal BERISHA (fq. 14).

-“Ndahet nga jeta Mrika Xhema, Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha ngushëllon biznesmenin e shquar shqiptaro-amerikan, patriotin e madh nga Presheva, Jim Xhema”. (fq. 15)

-“Telegram Ngushëllimi Jim Xhemës – nga Harry Bajraktari, New York. (fq. 15).

-“Pse heshtë drejtësia malazeze për vrasjen në Husaj të Rrozhajës të 21 refugjatëve shqiptarë të Kosovës…?! –21 vite nga vrasja e 21 refugjatëve shqiptarë të pafajshëm nga Kosova, të cilët ranë nën breshëritë e plumbave të forcave militare e paramilitare serbomalazeze në Husaj të Rozhajës–Nga ALI DACI – Zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak. (fq.15)

-“MALËSIA E GJAKOVËS, VATËR E VLERAVE NJERËZORE E QYTETARE”. – Nga: Qazim SELIMAJ (fq. 16).

–U përkujtua 45-vjetori i dhënies së emrit Ndue Jak Pjetri shkollës 8-vjeçare Luf-Pukë”– Nga Lumnije Taip HOXHA -“Mësuese e Merituar”. Gjovalin ALIA- ish- drejtor shkollash, studiues, autor botimesh, ”Qytetar Nderi” i Bashkisë Pukë. Beslim Elez HOXHA- ish drejtor shkollash, “Qytetar Nderi” i bashkive PUKË e Fushë-ARËS. (fq. 17).

– “E DASHUR NËNLOKE, ZOJA E SHKRELIT”- Nga Isuf DEDUSHAJ – Prishtinë. -“Shpirti i saj i mirë të bëhet dritë!”- Mesazh Ngushëllimi nga dr. Sali BERISHA.- -“Nënëlokes sime” – Poezi nga Vjollca DEDUSHAJ- FAZLIU. -“Vdekja e Nënës”- Poezi e Dritëro Agollit. -“E gëzoftë paqen, dritën, jetën dhe lumturinë e amshuar te Zoti!” – Uratë nga Don Lush GJERGJI në Prishtinë.-“Po rritet njeriu tek njeriu”- Nga Ramiz LUSHAJ .- “Më falni diçka” – Nga Martin CAMAJ.- “Do të kujtojmë me mall sa të jemi gjallë…”.- Falenderim nga Naim DEDUSHAJ– Prishtinë (fq. 18 e 19).

-“Një fund i pafund…” (Bashkëshorte Verës, e cila këto ditë u nda nga jeta, nga Mikel GOJANI,  Klinë-Kosovë (fq. 20)

-“Në kërkim të gjerdanëve të historisë”- Reportazh në vise shqiptare në Malin e Zi, nga dr. Selman MËZIU (fq. 20).

-“Gazeta e Alpeve” me “Posta Shqiptare”, në të gjithë Shqipërinë” (fq. 21).

-“Ftesë për mbështetje, të dy mediave: “Gazeta e Alpeve” dhe Portali Limit.al, në këto ditë të vështira” –  (fq. 22)

-“Abonohuni në “Gazeta e Alpeve” – Abonime të reja nga Sejdi Hysenaj në Amerikë, Naser Vuçetaj në Zvicër, Lili Kristuli në Itali. (fq.. 23)

-Logot e Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS); Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë (AMSH/AMA); Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës  në Tiranë (AFCES).(fq.2).

-“Klinika dentare “Hydajet Ponari” në Tiranë- një nga klinikat më moderne të Shqipërisë”– publikim me foto-tekst (fq.9)

“Agjensia Turistike “Tirana Metropol”: Udhëtime vajtje-ardhje në kryeqytetet shqiptare (Tiranë-Prishtinë); në Bregdetin Adriatik (Durrës-Ulqin); drejt Alpeve Shqiptare (Prizren-Gjakovë-Pejë). Udhëtimi me “Tirana Metropol”- si Qytetar i Lirë i Botës, si turist i kulturuar i Kohës, në çdo ditë të javës. (Reklamë  në faqen 10).

-“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 24) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.

“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.

Rali LURA

Tiranë, maj 2020

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra