Në shkrimin autorial “LDK-ja Rugoviane Post-mortum” pas kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, më 31 maj 2015-të, në epitafin e saj shkrova: “Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse nëntë vite e gjysmë më parë kur iku hyjnori në përjetësi,…kështu edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t’u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; “Lavdi LDK-së Rugoviane”, (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane,…matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale”
Përderisa në kuvendin e VIII-të u varros LDK-ja rugoviane, në kuvendin e IX-të saj u varros edhe fryma rugoviane nga 355 delet (“posllanikët”) e Isës dhe mbështetësit e tij në Kosovë dhe Diasporë.
Pendat e ndryshkura të sistemit komunist
Përveq disa pendave të ndryshkura dhe portaleve mercenare në Kosovë, “isuset” e klanit “Riinvest” i gjetën edhe disa penda të “arta” në Diaspore, i gjetën disa sekser interesgjinjë të zellshëm nga mërgata, për të sharë e fyer themeluesit dhe veprimtarët më të devotshëm të LDK-së rugoviane që kritikuan zgjedhjen aklamacioniste të puçistit dhe uzurpatorit Isa Mustafa, i cili në LDK hyri përmes “birës së oxhakut” siq e thotë populli, pa qenë fare anetarë i saj!
Këto penda të “arta” i kënduan “isusit”, duke e ngritur edhe mbi themeluesin e LDK-së, duke e bërë Isa Mustafën krijuesin gjenial të putinizimit në LDK.
Të këtij mendimi ishin dhe janë 355 delet (“posllanikët”) që ngritën njërën nga këmbët e para për mbajtjën në krye të partisë personin më aftësi të kufizuara fizike dhe mendje të sëmurë për pushtet.
Figurativisht u shpreha pikërisht kështu, për faktin se njerëzit me dy këmbë e më një kokë, të lirë dhe me mendje të shëndoshë nuk do ta tradhtonin kaq lehtë besimin e elektoratit rugovian.
Kjo situatë e dëshmon katërçipërisht, se futja e kërcënimeve dhe shantazheve në LDK, e kishte për qëllim futjen e frikës tek aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së.
Me këtë realitet të hidhur u përballa katër vite më parë, pas përfundimit të kuvendit të VIII-të zgjedhor,…gjatë një bisede me një veprimtarë të LDK-së (anëtarë i kresisë në një degë të LDK-së në Kosovë, i cili më tregoi për rizgjedhjen për kryetar të degës sëLDK-së humbësin serik të zgjedhjeve në komunën e tij: “Isa ua ka futë frikën në palcë të gjithëve, nuk e ka askush guximin që të delë hapur kundër tij”.



