Festa e Flamurit siç e quajmë në zhargonin popullor apo zyrtarisht Festa e Pavarësisë se shtetit Shqipëtarështë dita me e madhe e kombit në historinë e krijimit te shtetit shqiptar e cila simbolizon lirimin nga zgjedha shekullore e Perandorisë Osmane. Kjo festë dikur e ndaluar të festohet lirshëm për gjysmën e kombit shqiptar qe gjendej ne ish Jugosllavinë e shekullit te kaluar sot festohet pothuajse pjesërisht lirshëm ne trojet shqiptare dhe ne gjithë rruzullin tokësor.
Si pjesëtar dhe njohës i këtij komuniteti për më se 30 vite vlerësoj dhe konsideroj se Festa e flamurit gjithnjë e më shumë po degradohet nga profiteret te cilët edhe këtë festë te madhe kombëtare dita ditës po e komercializojnë për te pasuruar vetveten e familjarët e vet dhe asgjë me shumë. Këto manifestime po degradojnë aq shume saqë në esencë përveç emërtimeve që bëjnë aty asgjë s’ka te bëj me atdhetari veçse është kultivim i nivelit me te ultë i “atdhedashurisë të biznesit patriotik.”
Vite me parë në komunitetin shqiptaro-amerikan kjo dukuri nuk ka qenë e theksuar thuajse fare meqë me këtë datë organizohëshin mbrëmje të mirëfillta atdhetare dhe me çmime simbolike sa për të mbuluar shpenzimet e domosdoshme e besa shpeshherë edhe me humbje vetem sa për te qenë ne shërbim te kauzës kombëtarë dhe të komunitetit.



