E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fatmir Mediu propozon emrat për qeverinë tranzitore: ndër ta për kryeministër dhe BESNK MUSTAFAJ

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaron se Edi Rama duhet të largohet dhe palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt në zgjidhje për krizën politike.  Ai propozon edhe disa emra të pavarur për qeverinë tranzitore si: Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaron se Edi Rama duhet të largohet dhe palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt në zgjidhje për krizën politike.

Ai propozon edhe disa emra të pavarur për qeverinë tranzitore si: Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj.

“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh.

Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po cilët mund të jenë këta përfaqësues nga ana e shumicës dhe opozitës?

“Po ju them disa emra, Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj.

Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve.

Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale, që nuk kanë lidhje apo interesa qoftë nga pikëpamja ekonomike, qoftë kriminale”, thotë Mediu.

m.v./G.M.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra