Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber në një samit në Bukuresht shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit brenda. Kurse Turqia nuk mund të hyjë në BE, tha ai.
Gjermani Manfred Weber, kandidati kryesor i partive popullore europiane, (EVP) për postin e presidentit të Komisionit Europian për zgjedhjet që zhvillohen në maj, prezantoi në një samit të këtyre partive në Bukuresht vizionin e tij për Europën. „Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre”, tha kandidati konservator. Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash. Në këtë takim, ku morën pjesë vendimmarrës lokalë dhe rajonalë para zgjedhjeve europiane në maj, Weber i drejtoi edhe dy mesazhe Europës nga Bukureshti.
Ballkani në BE



