Kur flasim për elitat, ato kan kuptime të ndryshme ,në kuptimin pozitiv të fjalës dhe në kuptimin negativ. Elita ka edhe në mesin e kriminelëve në kuptimin ironik. Kemi elita në mesin e vrasësve, elitë bixhozi, elita të prostitucionit, elitë biznismenësh dhe elita në mes elitave. Kur flasim për elitën, ne flasim për grupe të ndryshme njerëzish më ndikim në një shoqëri në krahasim më grupet të cilët i përmendem më lartë. Po flasim për grupe të cilët” më sjelljet dhe veprimet e tyre, vendosin normat të rëndësishme mbaarë shoqërore”. Elita gjithmonë ka. Elitat ekzistojnë dhe funksionojnë për të mirën e shtetit dhe për të mirën e qytetarëve të një vendi. Elitat janë aty për të plotësuar çdo vakum në një shoqëri. Pa elita dhe pa sistem elitarë nuk ka mundësi të funksionimit normal të një shteti, i cili mëton të jetë i zhvilluar dhe demokratik.
Shumë më rëndësi është puna elitare. Kemi elita ashtu të them pronësore, elita financiare dhe elitat politike. Edhe në shoqëritë shumë të varfëra një elitë e tillë ekziston, sepse në çdo shoqëri ka një komandë udhëheqjeje, ku elita janë në mbrendinë ose në rrethin e tyre. Elitat e mirëfillta punojnë për shtetndërtim dhe mirëqenje .Në shumicën e rasteve elitat më çdo kusht i nxjerrin profitet në dobi të tyre, vetëm së në pyetje është së a më shumë ju paguhet nxjerrja e këtij profiti nga klasa e mesme, apo nga kategoria e varfër. Mvarësisht nga këto marrëdhënje, formohen edhe udhëheqjet ideologjike. Kur elita dëshiron të shfrytëzon të varfërit, ajo edhe më shumë e shumëfishon varfërinë duke i rritur kështu edhe përfitimet, Misionarët e saj i përdorin mirë slloganet nacionaliste.
E shfrytëzojnë mirë nacionalizmin dhe mirë veprojnë më retorikën mbi rrezikun nga armiku i mbrendshem dhe nga armiku i jashtem. Këtë e bëjnë përmes institucioneve kulturore si vlera më eksluzive njerëzore dhe si vlerë edhe kombëtare. Kështu kan vepruar gjatë historisë dikatatorët e ndryshem të cilët këtë ndikim e kan futur mbrenda shumë institucioneve te dijës siq janë akademitë, krijuesit, gazetarët… Elitat tona politike janë më shumë elita ne kuptimin negativ të fjalës siq e thash në fillim të shkrimit, të cilat elita janë duke përfituar jo vetem nga klasa e mesme, por janë duke përfituar nga klasa e varfër, të cilën e kan varfëruar skajshmërisht, më vepra korruptive, e më shumë punë tjera të paligjshme.



