E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Ekskurzioni” i Rekës e ktheu në lojë VMRO-në!

Kandidati i pavarur Blerim Reka, bashkë me mbështetësit e tij, Zijadin Sela dhe Bilall Kasamin, ka humbur përfundimisht garën për President të Maqedonisë së Veriut.

Reka me numrin e tubuar të votave nuk ka arritur as raundin e parë të zgjedhjeve ta kalojë, pavarësisht mbështetjes nga dy partitë opozitare atë të Selës dhe Kasamit.

Koncepti pa koncept Treshës “Sela, Reka e Kasami”, në mëngjes patriot e nacionalist, e në mbrëmje europian dhe fushata për të manipuluar shqiptarët me patriotëzm të rremë ka dështuar kundrejt konceptit të përkrahur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, konceptit për President Konsensual.

Ky ekskurzion I Rekës bashkë me Selën e Kasamin, rezulton se nuk ka shërbyer asgjë tjetër perveç se e ka ringjallur VMRO-në, të cilët duke përdorur propaganda të ndryshme, kanë detyruar edhe shumë qytetarë shqiptarë që në rrethana tjera do të kishin votuar Pendarovskin, të votojnë për kandidatin Reka.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra