E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ej, populli im…?! – Ese politike nga Skënder MULLIQI

O pupull, ku jeni, ku jeni katundar , punëtor, dhe intelegjencë e ndëruar…?!Po këtu jeni…

më hallët dhe problemët që i keni, jo të vogla, së po jetoni në Kosovën e varfëruar nga politikanët?!

Ju jeni po ai popull që keni qenë dikur, natyrisht tash më gjenerata të reja, më halle të reja,

më kohën bashkëhore,

e cila  kohë dikur ishte shumë më ndryshe, ose me duket mua, së edhe unë u bëra gjeneratë e vjetër.Kishim razi,

 dashni, unitet, i ndihmonim njeri- tjetrin, kur ishte nevoja. Kush e di e bënim këtë edhe

pse ishim nën okupim , dhe na duhej razia , duhej të ishim më të bashkuar, për ta luftuar armikun

serbë , që kurrë nuk na la rahet, deri sa e dëbuam nga toka jonë.Populli im po më ngacmoni pak sa që tju mbajë një legjiratë,

sa të kam njohuri dhe

si të bjen ajo tek e fundit…Kjo vlenë duke u nisur së pari nga unë, dhe nga të gjithë ne, së jemi nga ky nënqiell,

së më ndonjë dallim të vogël, shumica nuk po jetojmë bash mirë…Ej, populli im…popull i mrekullueshem,

popull që bota  demokratike po na pranon si populli më i bukur , si popull më plotë talentë, si në kulturë, art,

 muzikë , sport… Ej, populli im… nga gjiri ynë dolën shumë njerëz që bënë emer të madh… emra që nuk harrohen.

Vargu i tyre për ti përmendur të gjithë është i gjatë…Tash nga të gjallët që po na bëjnë krenarë, janë Kadare,

Rita Ora, Dua Lipa,Bebe Rexha,Majlinda Kelmendi, e shumë emra nga bota e futbollit dhe e sportit shqiptarë…

Nese këta po na zbardhin fytyrën popull i dashur, do njerëz që rastësisht kan ardhëur në politikë,

po e zbehin renomen e krijuar nga  të parët. Nuk po punojnë mirë , o pupull , e dini edhe ju vet, së vet

 jeni duke e paguar tagrin e hajnive të tyre…të hajnive pa karar.E di popull, së ju kan demoralizuar tepër shumë…

Ej, popull im, …së di çka po ndodhë me ju, që  nuk po ju sosët durimi…E di e keni zor shumë, së nese dikur

 nuk e duruat okupatorin dhe e luftuat atë deri në qlirim, tash ështe më vështirë…Eshtë shumë vështirë, e pamundur

 së perpara keni  djemtë tu,  që nuk dolën bash të mirë…Nuk dolën së lakmia për para

dhe pushtet i prishi

.I bani të pavlefshem për ju popull i dashur.Ej, populli im, gjithmonë keni qenë të vyeshem,

keni qenë dhe keni mbetë popull bujar dhe mikëpritës sa nuk ban ndryshe …Nuk e keni meritar sigurisht këtë tretman

nga djemtë tu…Nuk e keni merituar qe vota juaj mos të shkon për zhvillim të vendit…Unë nuk ju ndrrojë kurrë,

edhe pse nuk jeni pa gabime . Nuk po jetoni mirë, e këtë së keni merituar në Kosovën më plotë begati.

 Gjithnjë e më shumë po dukeni të lodhur, të demoralizuar nga gjendja e keqe sociale, po dukeni së po plakeni

para vakti…Po dukeni sikur nuk po interesoheni sa duhet për fatin dhe te ardhmën e juaj.

Bukur moti sikur i keni   ngritur duart lartë , sikur po thoni u dorëzuam …?!E dihet së burrat e dheut të këtij

 vendi,

kurrë nuk janë dorëzuar, edhe atëherë kur kanë qenë tepër ngushtë…edhe atëherë kur shumë kush është mbytur dajak

nga shkau dhe argatetet e tyre në burgjet serbe.Nuk thëm së të gjithë janë dorëzuar, së ende ka që po luftojnë për këtë vend,

 po hapërojnë kah liria e tyre e vërtetë.Po shohim përditë kolona të autobuseve duke u larguar nga Kosova

 jonë e dashur!Si ti thëmi kësaj , barazi më tragjedi kombëtare.Kur dikush ja mësyn tokës së huaj për tu mos

u kthyer kurrë në vendlindje, nuk ka më zor në këtë botë.Rinia ne mbrendinë e saj është e fuqishme, impulsive,

energjike, që ka shumë dëshira  dhe ëndrra në këtë botë…Ka dëshira për ndryshime , dëshira për të krijuar karrierë,

si po krijojnë mocanikët e tyre në botë.Këtë duhet pasur parasysh, tash kjo qeveri e shpresës…

Nga kjo qeveri pritet

që rinisë tua kthej buzëqeshjën e  venitur, tua kthejë vullnetin për jetë në vendlindjën e tyre.

Kjo pritje nuk guxon të jetë e gjatë.Sigurisht po kuptoni së për çka e kam fjalën…?

Nuk guxojmë ta lëm tokën tonë të zbrazur.Ta lëmë në gojën e ujkut grabitaqar serbosllavë…Ta lëm tokën e të parëve tanë.

Ta lëmë tokën për të cilën u dha shumë gjak historikisht.Dihet së çka ka përjetuar ky popull.Ka përjetuar

 gjithëfarë golgotash, lufta, padrejtësi të mëdha nga Fuqitë e Kohës, që na copëtuan në gjashtë pjesë!

Nuk guxojmë popull që të na rreshqet keq mbamendja kombëtare.Ta vëmë  të gjithë gishtin në temth, duke

mos lejuar që historia të na përseritet për të keq…

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra