E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

E more President, re nga provimi historik!- Nga Fadil Maloku

1. Është një thënie e Xh. Orvelit, ku thuhet që; “Nëse, mendimet e prishin gjuhën, atëherë, gjuha domosdoshmërisht do i prishë mendimet”, që i bie se sjellja publike e ka një rregull, e standard të pashkruar që për detyrë e obligim, e ka deshifrimin e etikēs së sjelljeve sociale, si edhe moralin e akterëve tē politikes publike…

2.Në rastin tonë, kur shoqëria kosovare ende është e frustruar dhe me përplotë ngarkesa, trauma e strese të pasluftës, që edhe sociologjikisht tipologjizohën me emërime nga më të ndryshmet (psikologjike, sociale, krahinore, emancipuese, e për të mos thënë edhe kulturore!), është e natyrshme dhe e vetëkuptueshme të dominojnë sjellje e gjuhë e kësaj natyre! Por, ky ambient i kësisojit nuk nënkupton edhe nivel të sjelljes së atillë vrazhdësie e sidomos gjuhë rrugaqërie që e prishin kodin e miresjelljes (publike) dhe atë të etikës sociale edhe nëpër institucione shtetërore. Në fakt, sjellja e tillë publike asociale, e politikanëve dhe bartësve të institucioneve shtetërore, duhet pak a shumë t’u adresohet ngarkesave e frustrimeve të pasluftës, dhe sidomos mungesës së një tradite publike parlamentare. Por, kjo nuk e amneston asesi gjuhën e rrugaqërisë dhe fyerjeve publike, që e manifestojnë publikisht, këta akterë që përveç tjerash bartin edhe përgjegjësi e llogaridhënie publike.

3. Shikuar nga ky këndëvështrim, fillimisht duket që devijimi nga etika e(pa)shkruar publike, mund edhe ta “pasurojë” sfondin e debatit dhe përgjithësisht atë të demokracisë, por, në prapaskenën sociale kjo nuk e amneston asesi degradimin e sjelljeve të tilla publike, nga ana e politikës. Sepse, kufiri midis publikës dhe privatësisë, bile në shtetet me përvojë demokratike, ka dëshmu se duhet gjithëqysh të ruhet, respektohet e dhe të kultivohet. Ndryshe, pasojat veç ridimensionohen deri në paparishikueshmëri!

4. Pra, “arratisja” nga kodi i etikes standarde publike, e sidomos në rastin e djeshëm edhe ikja nga kodi e norma jonë standarde morale, do prodhoj gjuhë e situata; komike (rasti i përgjigjeve ironike të Presidentit) inatçore (gjuha parlamentare) kontradiktore (gjuha e kryeprokurorit Lumezi) për të mos thënë edhe asociale (gjuha dhe stili i ca gazetarëve mercenar), e rrugaqërie…

5. Në parim, kujtojë që gjuha e gjertanishme e përdorur në disa seanca të Parlamentit të Kosovës, dhe sidomos ajo në debatin e fundit midis Presidentit Thaçi dhe Komisionit Parlamentar, përveç që ishte një gjuhë jo tolerante, ishte edhe një gjuhë tejet denigruese e paragjykuese. Kjo jo për faktin se ne jemi si shoqëri e qytetarë të tillë, por, për shkakun që sharje fyerjet e sipërpërmendura, në këto institucione, vetëm sa po qartësojnë “profilin”e injorancës, mashtrimit, rrenës, krimit e korrupsionit që i ka kaplu të njejtit. Gjuha e rrugaqërisë në publik, vetëm sa e dëshmon që të njejtit e kanë online, “mizën pas veshi”…, dhe skajshmërisht përmes kësaj shellje atipike, po i fshehin jo vetëm mëkatet, gabimet, e keqpërdorimet e mundshme, por edhe dyshimin në krimin dhe korrupsionimin në mandatet e tyre udhëheqëse.

6. Meqë, me siguri po hyjmë në zonën e “rreptësisë” zgjedhore sivjet, atëherë pres një kulmim dhe ashpërsim edhe shumë më të lartë të vilgaritetit, sharjeve dhe fyerjeve publike! Them kështu, edhe për shkakun se ata që e kanë shijuar pushtetin për këto dy dekada të plota, vështirë që mund të pajtohen me humbje të privilegjeve e sidomos lekëve, që i zaptuan në emër të “çlirimit”, “demokracisë”, “pavarësisë”, e “sovranitetit”.

7. Në këtë “kornizën” e fyerjeve e shpifjeve të reja, të thuhen edhe gjëra, storje e fjalë që s’janë mësuar veshët tanë t’i dëgjojnë. Natyrisht, krejtë kjo gjuhë bastarde (padyshim) do “kapërdihet” publikisht nga ana e profiterëve në gazetari. Ngase, “produktin” e sharjefyerjeve publike, do mundohen në koherencë ta “shesin” në emër të lirisë së shprehjës dhe të mendimit. Kurse, në fakt e gjithë kjo atmosferë e linqimit publik, do shkoj nē favor të biznesit mediatik…

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra