E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Doli numri i ri i “GAZETA e ALPEVE”, i Marsit 2021

Me 1 mars doli numri i ri i “Gazeta e Alpeve”, Nr. 40-41, imarsit 2021, pasi kësaj here janë dy numra në nji të vetëm, me 40 faqe.

1.

“Gazeta e Alpeve” shpërndahet me “POSTA SHQIPTARE”, në shitje të lirë, për lexuesit e saj, në 227 sportele të shtypit në Zyra Postare në qytete bashkiake enjësi administrative në të gjithë Republikën e Shqipërinë.

2.

“Gazeta e Alpeve” shpërndahet, në shitje të lirë, edhe në 172 PIKA SHITJE (kioska shtypi, librari, bar-kafe, kancelari etj.) në 34 qytete të Shqipërisë: në Tiranë (83 pika), në Durrës e Shijak (18 pika), Qarkun e Shkodrës (16 pika) etj.

3.

“Gazeta e Alpeve” është e vetmja gazetë shqiptare (print-letër) në shitje të lirë në pothuaj të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës, si në qytetet: Prishtinë, Gjakovë, Deçan, Pejë, Prizren, Gjilan, Istog, etj.

4.

“Gazeta e Alpeve” shpërndahet (pjesërisht) dhe në Republikën e Malit të Zi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Luginën e Preshevës e në Sanxhak, Greqi, etj., por të interesuarit mund ta gjejnë edhe në zyra postare të “Posta Shqiptare” e në  pika shitje të shtypit në zonat kufitare me Shqipëri e Kosovë.

5.

“Gazeta e Alpeve” iu dërgohet me “Posta Shqiptare” e “Posta e Kosovës” (letër-shtypun, me pdf, etj.) personaliteteve shqiptare shtetërore të larta në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni e Veriut, etj.; ambasadave euro-atlantike në shtete të Ballkanit Perëndimor; kryetarëve të komunave shqiptare në shtete të Ballkanit Perëndimor; disa drejtuesve në bashki e qarqe të Shqipërisë; disa institucioneve e personaliteteve shqiptare e të huaja, kryesisht në Europë e Amerikë.

6.

Për çdo komunikim tuajin për shitblerje të gazetës, për abonime, për reklamat e njoftimet,  etj. mund të kontaktoni në: E-mail: [email protected] dhe në numrat telefonik  (me zâ, sms, WhatsApp, Viber) 00 355 69 78 39 500 dhe 00 383 44 810 173 (Tiranë), 00 383 44 122 756 (Gjakovë) dhe 00 383 44 208 207 (Prishtinë).

Ibrahim GASHI

Pishtinë, 2 mars 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra