Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, duke paralajmëruar se situata e tensionuar do mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pasi kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para Krishtlindjeve.
Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi në Twitter diplomati suedez.
“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shtoi ai.



