Dhimbje dhe brengë në shpirt, mall, lot ,ankth,
për humbjen e shumë jetërave të popullit tim në Shqipëri, nga fatkeqësia përmbysese natyrore!
E pamë,e përjetuam këtë tragjedi kombëtare të gjithë së bashku
nga afër dhe nga largë. Kjo na dermoi, na e zymtësoi tokën dhe qiellin
para pranisë së Zotit, se humbem shumw vellezer dhe motra tona…Por të gjithë, sërish do gjejnë forcë
që të ringriten edhe pse zemrat i kan të thyera, edhe pse kan kujë e vajë sot…
Ata përjetuan ferrin e vertëtë, përjetuan humbjën e nënave, motrave, vëllezërve, djemve dhë
fëmijëve të tyre …Akrepat e orës u ndalën të martën e “zezë”, u ndalën për 30 sekonda
të tmerrit, për 30 sekonda të luftës për jetë a vdekje.Ishin të gjata këta sekonda sa shekujtë,
ishin të gjata në pa kufijë orët dhe netët për shumë kënd nën germadhat e shumë shtëpive dhe pallateve të
rrënuara për toke…Pamë dhe ndëgjuam histori njerëzore të shuara mes fatit tragjik të këtij
termeti.Askush nuk e ka paramenduar dhe deshiruar sigurisht një vdekje të tillë.
Ishte shumë e dhimbshme, por edhe madhshtore vepra e një gjysheje në Thumanë, e cila e duke e mbrojtuar më trupin e saj,
shpëtoi nipin e vogël.Kjo histori e trishtë e vrasjeve nuk përfundon këtu.Ndodhën mbi 40 të vdekur nën rrenojat
e shtwpive dhe pallateve…Këto ngjarje kan edhe anën e krenarisë tonë kombëtare.
Shqiptarët në të katër anët e globit, e sidomos shqiptarët e shtetit të dytë në Ballkan ,po ju dalin
në ndihmë vellezëreve të tyre.Si shteti ashtu edhe
shumë njerëz të vullnetit të mirë , i kan hapur dyertë për të gjitha ata që kan mbetur nën qiellin e hapur.
Shumë herë shqiptarët gjatë historisë janë bashkuar në të keqe dhe në të mirë, por duket si kësaj here, dhe hëren
kur u bë lufta në Kosovë, i dolën zot njeri-tjetrit më shumë së kurrë më parë.
Kufiri shqiptaro-shqiptarë kësaj radhe
mbeti vetëm në letër. Shqiptarët po funksionojnë si një trup i vetëm .
Këtu nuk e kam fjalën për ata
që po i udheheqin shtetet tona. Ne vend që ti harrojnë përaqarjët dhe të bëhën bashkë në këto
ditë të vështira që po kalon Shqipëria, ata po dalin në terren secili i vetëm, e kjo duket
së po bëhët më shumë sa për tu dukur!
Natyrisht këtu nuk i fus në një thes të gjithë .
Bashkohuni o burra nese keni ndijesi, nese keni atdhedashuri,
nese ju ka mbetur sado pak moral politik?! Nuk duhet ta harrojmë ketu edhe Diasporën,
e cila kurrë nuk na ka lënë në baltë.Solidariteti dhe ndihma karshi njerëzve në nevojë
është për çdo lavdatë.Edhe shtetet mike, edhe individ të caktuar jo vetem shqiptarë
po tregohen solidarë.Festat e Flamurit dhe 107 vjetori i pavarësisë të Shqipërisë ,
nuk ishte në historinë tonë më i trishtë.Por, sigurisht së as kurrë më parë nuk ishin aq
të bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave etnike …Por, edhe kurrë më të vetmuar
së sot nuk kan mbetur disa nga drejtuesit e dy shteteve tona…
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



