E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çfarë pas votimit “pro” të Mocionit për mosbesimin e Qeverisë – Nga: Prof. Dr. Riza Smaka – Prishtinë

Qeveria në dorëheqje

Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së administruar nga z. Albin Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së RK-së,ai institucion shtetëror konsiderohet Qeveri në Dorëheqje.

Emërtimi “ Qeveri në dorëheqje” , është formuluar me dispozitën e nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së RK-së,

– në Shqip: “ Qeveri në Dorëheqje”,
– në Sërbisht :“ Vlada u ostavci” e
– në Anglisht: “ Government is considered dismised”)

Qeveria në Dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re , mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës ,nga se,

– me asnjë dispozitë kushtetuese as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe,

– asnjë vend, pra, as vendi , nuk do të mund të imagjinohej as të lejohej pa institucionin shtetëror kryesor për ushtrimin autorizimeve të Ekzekutivit!

Shpërndarja fakultative e Kuvendit dhe ,
Ipso Facti, shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme

Me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së është përcaktuar se, pas votimit “pro” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë, Kuvendi i RK-së m u n d të shpërndahet nga Presidenti i RK-së!

Pra , shpërndarjen e Kuvendit , fakultativisht , do të mund të bënte Presidenti i RK-së. Sëandejmi, në këtë situatë juridike, Kuvendi , do të mund të shpërndahej, që do të thotë se, Presidenti i RK-së, sipas diskrecionit personal , do të mund të vendoste për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit.

Presidenti , duke e shfrytëzuar të drejtën diskrecionale të stipuluar me nenin 82 par. 2 të Kushtetutës së RK-së, është përcaktuar për të mos e shpërndarë Kuvendin, por, për të aplikuar zgjedhjen e Qeverisë ( së re)!

Zgjedhja e Qeverisë (së re)

Në rastin kur, Kryeministri jep dorëheqje, apo, për ndonjë shkak tjetër (pra, edhe për shkak të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë) , Presidenti i RK-së, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim Lëvizjen Vetëvendosja (subjektin politik parlamentar fitimtar në zgjedhjet e përgjithëshme të parakohëshme ), mandaton kandidatin-en për zgjedhjen e Qeverisë. Me këtë dispozitë është përcaktuar vetëm një raundë për zgjedhjen e Qeverisë, për dallim nga dispozita e nenit 95 paragrafit 1-4 të Kushtetutës , sipas së cilës, pas zgjedhjeve , mund të aplikohen dy raunde për zgjedhjen e Qeverisë..!

Në situatën aktuale të shkaktuar me votimin “ pro” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë ,

– Qeveria në Dorëheqje mund dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverisë (së re ), ndaj,
– nuk ka vend as nevojë për formimin e Qeverisë Teknike!

Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja doli subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme , për ‘ çshkak, rezulton të jetë vetmja e autorizuar për të propozuar kandidatin – en për formimin e Qeverisë (së re) , të cilin-en, Presidenti, duhet ta mandatojë për formimin dhe zgjedhjen e Qeverisë (së re)!

Qeveria teknike

Qeveria teknike , do të mund të formohej sikundër të gjitha subjektet politike parlamentare , në radhë të parë Levizja Vetëvendosja , si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme , do të akordoheshin kensensualisht.

Përbërja e Qeverisë teknike do të duhej të përbëhej nga përfaqësues të subjekteve politike parlamentare , në përpjestim me numrin e mandateve në Kuvendin aktual. Kryeministri i Qeverisë teknike , për hir të legjitimitetit zgjedhor, do të duhej të ishte nga Lëvizja Vetëvendosja – subjekti politik fitimtar në zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme . Anëtarët dhe anëtaret e Qeverisë teknike do të duhej të ishin profesionistë të konfirmuar të fushave për të cilët do të caktoheshin. Qeveria teknike , si ekzekutiv i përkohshëm, do të ushtronte funksionin e Ekzekutivit e, veçanërisht , do të duhej t’i bënte përgatitjet e mirëfillta dhe do t’i siguronte kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të ligjshme të përgjithshme .

Konkludime

1. Pas votimit “ pro” të Mocionit të mosbesimit të Qeverisë së administruar nga z. Albin Kurti , e njëjta Qeveri , sipas dispozitës së nenit 100 par. 6 të Kushtetutës së RK-së, konsidero-
het Qeveri në Dorëheqje.

2. Qeveria në Dorëheqje deri në zgjedhjen e Qeverisë pasuese mundet dhe duhet t’i ushtrojë të gjitha funksionet e Ekzekutivit të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës së RK-së!

3. Presidenti i RK-së , konform me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës , pas votimit “ pro “ të mocionit për mosbesimin e Qeverisë , është i autorizuar diskrecionalisht për të vendosur për apo kundër shpërndarjes së Kuvendit. Presidenti i RK-së , konform me dispozitën e nenit 82 par. 2 të Kushtetutës nuk është përcaktuar për shpërndarjen e Kuvendit të RK-së, as konform me disa precedente për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonëshme (të cilat nuk janë burime juridike ), por, për zgjedhjen e Qeverisë ( së re )!

4. Qeveria ( e re) , në situatën juridike aktuale , mund të formohet konform me dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës së RK-së ,ashtu qe , Presidenti , pas konsultimit me Lëvizjen Vetëvendosje ( nuk ka nevojë as vend që në këtë fazë të konsultojë subjekte politike parlamentare tjera) , duhet të mandatojë Kandidatin- en për formimin e Qeverisë.

5. Nëse do të dështonte formimi i Qeverisë ( së re) , pasi që me dispozitën e nenit 95 par. 5 të Kushtetutës është stipuluar vetëm një raundë për zgjedhjen e Qeverisë, Presidenti do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithëshme të jashtëzakonshme!.

6. Poqëse, Presidenti i RK-së do të percaktohej për të vepruar konform me një opinion të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese përkatësisht konform me dispozitën e nenit 95 par. 1-4 të Kushteutës së RK-së, i njëjti, Kandidatin-en për mandatar-e të Qeverisë ( së re) nuk do të mund të bënte pa konsultimin ,fillimisht, me Lëvizjen Vetëvendosja e rrjedhimisht me subjekte politike parlamentare tjera!

7. Në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë ( së re) edhe konform me dispozitën e nenit 95 par. 1-4 të Kushtetutës së RK-së si dhe me opinionin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti do të duhej t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshëshme të jashtëzakonshme!

Prof dr Riza Smaka, Prishtinë
[email protected]
3 mars 2020

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra