Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së dhe përkrahësi i më i zëshëm i kauzës kombëtare për Luginën në SHBA ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e përfaqësuesëve politik shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Ai ka kritikuar liderët politik shqiptarë në Kosovë e Shqipëri për mosseriozitetin e tyre karshi çështjes së Luginës. “Është për keqardhje kjo heshtje shurdhuese e klasës sonë politike në Shqipëri e Kosovë ndaj kësaj teme kyçe! Deklarata e përfaqësuesëve politikë të shqiptarëve të Luginës e publikuar sot do duhej të merrej me seriozitetin më të lartë nga spektri politik shqiptar kudo,” ka thënë Bislimi.
“Sot, para çdo pëpjekje për ndonjë pikë politike të brendëshme, liderët politikë shqiptarë (sidomos ata në Tiranë e Prishtinë) do duhej të shiheshin në konferenca për media e me deklarata përkrahëse për kërkesat legjitime e të drejta të Luginës! Ballafaqimi më i rëndësishëm me Serbinë dhe ruajtja e Kosoves nga koncesionet tjera është veç Lugina! Gjithëçka tjetër është farsë! Dinamika e zhvillimeve politike nuk të falë në kohë; nesër mund të bëhet vonë,” ka shtuar ai.



