E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ballkaniadë e trishtë socialiste – Nga Zef ZEFI – Itali

-Para 8 vitesh Tak’ngjela, megafoni politik i rilindasve, u bente thirrje “kokëpalarëve” jo 300 apo 3000, po dhe 30 mijë janë pak që të vriten.
-Ruçi nxirrte kokërdhokët përjashta prej piskamës: largohu…, hapi rrugën…, fjala ishte për “pranverën tuniziane” alias 97-a e përgjakur (me grykën e pushkës)e fitores së tij të parë kundër shtetit shqiptar.
-Bythkuqi i 99-shave, lyente bojë të kuqe kokat e protestuesve, duke bërtitur me lemeri, “gjak!”
-Tahiri, Prengat, Nokat,Doshët, Pierinët, Gjushët, Gjinushët, dhe Roshët, ishin né krye të njësive guerile, duke pritur shenjën e sulmit ndaj institucioneve të shtetit.
-Ca feis-buksa ose faqe-turpësa, fërkonin duart, kërcitnin gishtat, atë të mesit e fusnin herë poshtë herë në hundë, prap atje, prap në hundë, pastaj fërkonin faqet e skuqura për tu kërc’ndezur damarin e revolucionit.

Sot mbas 8 vitesh.
– protesta nuk është demostratë, por protestë.
-bythkuqi i sulmit kundër shtetit, ka marrë strehim në Vlorë dhe po fermenton kundramësymjen me lebërit e trafikut, në rast se…, duke i menduar protestat politike si demostrata huliganësh.
-Taku’ngjelës i kanë thënë amerikanët se ka rus në protestë. Ky i bën thirrje bythkuqit ti vrasë ata, edhe po vdiq ndonjë “kokëpalarë” deri në 30 mijë asgjë nuk janë…
-bythkuqi 99-sh i ka shkruar kryebythkuqit se pa i dalë boja dhe fiku që e ka zënë kaps, nuk shkon në Vlorë. “…e kanë me ty që më ke urdheruar të vjedh, jo me mua…”
-shefat e njësiteve guerrile, i kanë bërë fonogram ish-Gjeneralit, të bllokojë rrugët e Saliut në të gjitha akset, të minojnë urat pa prishur palmat, të monitorojë, parandalojë godasë dhe asgjësojë sipas strategjisë beqirballukiste “të luftës partizane”protestuesit, duke shtuar se mos ekzekutimi i urdhërit, shkakton ekzektutimin e tij, menjëherë pas kthimit të “…beut të spiropales” me buzë të lyera në Tiranë.
-F/buksat, faqe-turpsat ose bythkuqsat, thënë ndryshe bashkëpunëtorët e fjetur të të gjitha pergjakjeve civile dhe revolucioneve, me gishtin përherë të njomur në vrimën e frymëzimit, zbrazin në fb gjithë urtinë e tyre “paqësore” të mos-protestës, përse-protestës, kot-protestës…

Protesta po fillon. Nuk ka demostratë as revolucion.

Socializmi ka marrë strehim të përkohshëm “cicën” e Vlorës. Gomonet tunden në mol.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra