Ëndra e një kombi është edhe uniteti , I cili të ne shqiptarët nuk po ndodhë?!E vërteta është së moti ekziston dëshira jonë , por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin ?! Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb.Shumë sprova historike I patem në këtë drejtim.Po jetojmë në tokë , e jo në mars, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet , madje urrejtje të ndërsjellë që të kombet serioze nuk ekziston.Kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë I karakterit politik , por edhe të pergjithshem na gjeti pikërisht në këtë kohë zezone , kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi. Ky mos unitet sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan.Ne mbrendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale.Në këtë kazanin tonë politik që po vlonë, zor të qëndrojnë as shtazët , e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politikë .Këto polarizime te kahmotshem politike , e posaqerisht këto të fundit, janë sinjale së nese nuk kemi angazhim të përgjithshem , do të na pret përfundim I keq.
Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira së ky virus që na ka goditur. Këto strukura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia , dhe sigurisht kërkohet mund i madh,që ti heqim qafe , për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësojë
së kush janë këta njerëz në të vertëtë.Sigurisht së e kan humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit.Retorikat e tyre për shtet, janë shtërruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pa vetëdijës qytetare, po i vjen fundi.Kohën e ndryshimeve mund të stoponi, por kurrë të ndalni .Arma e ndryshimit është populli i Kosovës.Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni?Do të mbeteni si llum pas tërheqjës së dallgëve të detit te tërbuar.



