Dje ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt bëri një akt të padenjë, jo vetëm për një diplomat të rangut të tij, por as edhe për një ordiner të rrugës. Ai u tregoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, të cilët po protestonin tek Drejtoria e Policisë në Tiranë, në mbështetje të të afërmve të tyre të arrestuar, duke hedhur parulla të ndryshme, midis të cilave edhe “Rama ik!”.
Ai që do të duhej të ishte i pari në mbrojtje të së drejtës për të protestuar, bën veprime të turpshme kundër protestuesve. Nuk është hera e parë që ky pseudoambasador merr anën e pushtetit: qëndrimet e tij ndaj kanabizimit të vendit; ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit 2019; ndaj protestave të opozitës; ndaj masakrës ekologjike në Valbonë, etj, janë vetëm disa prej tyre. Në rastin e Valbonës jam edhe unë dëshmitar, kur vitin e kaluar, në një takim me disa anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, të ndërmjetësuar nga OSBE, mbi pasojat e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, ai iu kundërvu hapur akuzave të shoqërisë civile për mungesë transparence të qeverisë, duke u kthyer thjesht në një vegël të regjimit të Edi Ramës.
Sipas Konventës së Vjenës, jo vetëm ambasadori, por çdo diplomat është i detyruar që në vendin e akredituar, së pari, të respektojë ligjet, traditat, zakonet dhe vlerat e atij vendi dhe, së dyti, të jetë i paanshëm.
Të dyja këto kritere bazë janë shkelur rëndë nga ambasadori Borchardt. Kërkimi i faljes, nga ana e tij, në këtë situatë është hipokrizi. Pas veprimit të tij të turpshëm, ai duhet të largohet menjëherë nga Shqipëria. Për këtë ka dy rrugë: nëpërmjet dorëheqjes (nëse i ka mbetur ende ndonjë fije dinjiteti) ose shpalljes së tij “person i padëshirueshëm” (nëse u ka mbetur ndonjë fije burrërie drejtuesve të institucioneve tona). Apo Kryeministrit Rama ia ka ënda “gishtin e mesit” të ambasadorit Borchardt?
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



