E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

AKLAMACIONI – SI BURRI I NËNËS…!

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ

Shprehja – si burri i nënës -, ose njerku, kur njeriu humbëbabain biologjik, ose edhe në gjallje, në rast divorcimi, ndarje, nëna e ndanë krevatin me një burrë tjetër. Dhe, kjo konsiderohetsi situatë e rëndë, kulmore për fëmijën.

Dorëheqja personale e kryetarit Mustafa, e pasuar nga Luta, se “edhe kryesia është në dorëheqje“, po demantohet me veprimet kulmore, si paraqitja e kandidaturave për kryetar, e anëtarëve të kryesisë, pa debatuar fare fajësinë personale dhekolektive! 

     I. Përkundrazi, është neveritëse, se të gjithë kuadrot e LDK-së, pjesë e strukturave, qoftë anëtarë kryesie apo të Këshillit tëPërgjithshëm, në debatet publike, mbrojnë Thaçin dhe Mustafëndhe akuzojnë e fajësojnë VV, për prishjen e koalicionit me LDK-në! Të gjithë këta tellallë, të toksikuar nga rrënuesi i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse e dinë të vërtetën, gënjejnë dhemashtrojnë me porosi. Dhe, kjo i turpëron ata para familjes, shqiptarëve dhe botës. Sepse, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, me disa argatë, këtu dhe andej Oqeanit, realizuan:  

     1) Prishjen e koalicionit LDK-VV;

     2) Mocionin dhe rrëzimin e qeverisë-Kurti; 

3) Organizimin e koalicionit me partit-banda të PAN-it plus kryebandën “Srpska Lista” dhe krijimin e qeverisë-Hoti!

Kjo e vërtetë, absolute, konfirmohet edhe nga Amerika dheBE-ja, madje, me emra dhe mbiemra!

     II. Tellallët dezinformues të opinionit, toksikantë tëlidershipit klanor, llomotisnin për vite me radhë, se kemi qenëpozitë e suksesshme dhe opozitë konstruktive; se nuk kemi qenëbisht e patericë e PDK-së, PAN-it; se nuk jemi shantazhuar ngaSHIK-u dhe nuk kemi biznese të pista me ata!

 a) Realisht, për 17 vjet radhazi, LDK-ja nuk ka qenë pozitë e mirëfilltë, edhe atëherë kur e ka pasur kryeministrin, ngaqë  qeverinë e ka dirigjuar Hashimi me SHIK-un e tij. Sepse, LDK-ja është koordinuar dhe ka bashkuar votën me PDK-në përDemarkacionin; Asociacionin; bërjen e Hashimit president; shkarkimin  e rektorit Fejzullahu; koalicionin me PDK-në: mbajtjen në pushtet, për 17 vjet radhazi të PDK-së dhe PAN-it; organizimin e rrëzimit të qeverisë-Kurti dhe krijimin e qeverisë-Hoti; e deri, së fundi, bashkimin e votës me PDK-në, përrefuzimin e votimit të lehtësuar, të Mërgatës tonë, në shtetet kuata punojnë dhe jetojnë. Skandaloze!

     b) Një gënjeshtër korale dëgjojmë nga kuadrot tellallë tëLDK-së se “Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam ne, ajo u larguavet!” Ose në raste tjera: “Vjosa shkeli normat e partisë, nuk izbatoi vendimet e saj. Statuti nuk lejon shkelje të tilla“!

E vërteta është se Dr. Vjosë Osmani i mbrojti të gjithavendimet, madje, përpikmërisht, të marra nga strukturat e LDK-së. Por, Vjosa i denoncoi dhe i refuzoi vendimet konspirative, Thaçi-Mustafa, fatale për LDK-në dhe Kosovën. Mos, vallë, shkelje e quani kundërshtinë e Vjosës për Demarkacionin e firmosur nga Hashimi e Skëndet Hyseni, “Zajednicën” e nënshkruar nga Isa Mustafa, bërjen nga Isa të Hashim dallaverëspresident, koalicionin me PDK-në, denoncimin e lobimit tëHashimit, për ndarjen e Kosovës, dhe pisllëqe tjera të tandemitThaçi-Mustafa?!

     “Vjosa u tregua bukëshkalë, e rriti LDK-ja, e nominoi përkryeministre“, – thonë lidershipi me lakejtë e tyre! Ata sillënsikur t`i kenë dhënë – sisë, gji Vjosës -! Realisht, Vjosa trashëgoidashurinë për LDK-në e Rugovën nga familja, sepse babai i saj, Raif Osmani, ishte kuadër i FARK-ut të Dr. Rugovës, për çkaedhe u burgos nga pushtuesi. Ndërsa ndjenjën e dinjitetit, tëlirisë të mendimit dhe të demokracisë, Dr. Vjosë Osmani, ibegatoi si nxënëse e Shkollës amerikane. Përndryshe, do të ishtepjesë e turmës tuaj, që votoni me – aklamacionin – tufëzues, blegtoral!

Rrjedhimisht, Aklamacioni, për Dr. Vjosën, ashtu – si burri inënës -, e shqetëson atë. Andaj, duke qenë në cilësinë e Nënkryetarës të LDK-së, e denoncoi – Aklamacionin -, sigangrenë të demokracisë, në përgjithësi, dhe të LDK-së, nëveçanti. Ajo ishte e drejtëpërdrejtë, në akuzat e saj parimore: “Lidershipi dhe të gjitha strukturat e LDK-së, janë pjellë e keqee – A K L A M A C I O N I T -, janë, tërësisht, të paligjshme!” 

Ashtu është edhe statuti i klanit Mustafa, me të cilin ai ka livadhisur, kullotur, me sundimin despotik stalinist, anakronik – për epokën dixhitale, pëpërtej një dekade! Dhe, me këtë statut, aipo e përmbyllë karrierën politike, të palavdishme. Kuvendi-farsë, i 14 marsit 2021, në kundërshti të plotë, me anëtarësinëdhe strukturat e partisë, ka vendosur ta zgjedhë udhëheqjen e re, me “argatë” të vjetër! Thënë troç, LDK-ja “i ka hypë mizës!”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra