E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A do të mbrohet vërtetë Lumbardhi – Bistrica e Pejës…! – Nga Reshat NURBOJA

Reshat Nurboja

Lejuam, ndihmuam  dhe vetë i shkatruam kullat, monumentet e vjetra arsimore e kulturore, varrezat, parqet, rrugët, artin, kulturen, identitetin tone 3000 vjeçar e çka jo tjetër…A do të vazhdojmë me shkatrrimin edhe të lumbardhit apo vertetë do t’i themi vetit e gjithë të tjerëve Boll mo…!

“Pejë” a e ke “pernime” ketë here…?!

Dua të besoj e shpresoj se këtë herë Peja, partitë politike, shoqëria civile, kuvendi i komunës e në veçanti, kryetari i kësaj komune dhe komuniteti përkatës e ka sinqerisht kundershtimin e mos lejimin e ndertimit të 5 hidrocentraleve mbi lum, e nuk do të ndryshojnë çasje, mendim e qendrim pas “reflektimit të arritur” sipas kërkesave e sygjerimeve të shefave të tyre partiak e politikë apo donatorëve biznisor, shtetror e ndërkombëtar …Shpresoj dhe dua të besoj se ky kundërshtim aktual është i sinqert e nuk do ta ketë fatin e demarkacionit të kufirit të Pejës – Kosovës me Malin e Zi…. Edhe atëherë fillimisht i madh e i vogël e kundershtonin marrëveshjen e arritur “politike”… Kendonin këngen ” od Çakora (e jo nga Kuqishta) pa do mora to je zemlja Crnagora…”…

Në protesta, televizione gazeta e portale deshmonin me letra, dokumente e tapia aq përmallshëm sa që nga zelli e fjalët patriotike kundërshtuese e garantuese se kufiri është dhe do të mbetet në Çakor e askund tjetër, u dridheshin bjeshkët, ndertesat dhe vet toka në të gjithë Ballkanin e më largë…Nga fjalët e tyre boqiste jo vetëm Peja e Rugova por edhe e gjithë Kosova…

Por kur erdhi koha e “lakmisë” dhe pazaret për poste, karierë e ndoshta edhe diçka tjetër,  “njerëzit reflektuan, u bënë të mençur, të ditur e patriot” dhe siq thanë e po thojnë: për interes të shtetit e të kombit e që populli të fitoj të drejten me shetitë e me pa evropen e mundën veten, flijuan dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar dhe vetë të paret qiten gisht në atë që me aq ngulm e kundershtonin në fillim…

Shkuan mbi 8200 hektarë territor e populli, evropen vazhdon ta sheh vetëm në televizor e edhe aty rrallë…! Dua të besoj se një fund të tillë nuk do të ketë Lumbardhi i Pejës, se pastaj do të degjojmë se po e lejojnë ndertimin e hidrocentraleve për zhvillimin ekonomik të Pejës, për punësimin e të rinjëve e idiotizma të tilla e të ngjajshme…! Vetetë irrituese e ofenduese…!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra