E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshjen mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA. Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë pjesërisht urdhrat e gjyqtarëve federalë, të cilët e kishin ndaluar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të Trumpit në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë nuk u ndal tek kushtetutshmëria e dekretit mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA, por e argumentoi vendimin e saj duke arsyetuar se ndalesa të tilla në të gjithë vendin e tejkalojnë autoritetin e gjykatave më të ulëta.

Edhe pse shumica konservatore e gjyqtarëve e lanë të hapur mundësinë e bllokimit të urdhërit të presidentit Trump për ndryshimi i ligjit të shtetësisë, Trumpi u shpreh për një “fitore gjigante”.

Kufizimi i së drejtës së shtetësisë

Në kushtetutën e SHBA-së është i sanksionuar parimi jus soli pra parimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit që lindin në territorin e SHBA-së dhe që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së janë automatikisht nënshtetas – pavarësisht nga statusi i qëndrimit që kanë prindërit e tyre.

Trumpi e vë në pikëpyetje këtë parim dhe menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi një dekret që u mohonte shtetësinë disa grupeve të caktuara të porsalindurish. Prej dekretit janë të prekur fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë status të përhershëm qëndrimi në kohën e lindjes – janë për shembull turiste ose studente – dhe kur babai nuk është shtetas amerikan ose nuk ka leje qëndrimi të përhershme.

Orientim konservator

Përmes emërimit të disa gjyqëtarëve konservatorë gjatë mandatit të parë të Trumpit Gjykata e Lartë ka marrë politikisht orientim djathtas. Nga nëntë gjyqtarë, gjashtë konsiderohen si konservatorë dhe vetëm tre konsiderohen liberalë. Kjo pasqyrohet edhe në vendimin për dekretin e së drejtës së shtetësisë që u mor me gjashtë vota pro dhe me tri kundër./DW

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra