KY TIRAN ISHTE PARA PREFEKTURES
Nga Fritz RADOVANI:
“N’ Shkodren tonë ka ra nji dritë !”…Këndonin dikur Ata t’ vjetrit, kur ishte pa u shue!
E mërkurë, 18 nëntor 2026
KY TIRAN ISHTE PARA PREFEKTURES
Nga Fritz RADOVANI:
“N’ Shkodren tonë ka ra nji dritë !”…Këndonin dikur Ata t’ vjetrit, kur ishte pa u shue!
Rrallëherë e kurr nuk na ka ra rasa me pa ditë pranvere në pikë të dimnit ! Ndoshta, kje 1967 viti i shkatrrimit shpirtnuer e moral, që na kthei në “qenje të pavetdijshme”!!
Shqipnia ishte i vetmi shtet në Botë i “pa fe”! Madje, i shpallun edhe me “Kushtetutë”!
Në të kater anët e vendit kishte shperthye plaga e qelbun e ateistëve, që perhapte në të gjitha skutat e Shqipnisë frymen antishqiptare kunder 500 vjetorit të Skenderbeut…
Edhe Gjuha Shqipe që ka folë Ai në Gegnishte, u quejt “Gjuha e Krishtit”…
Formula e Pagzimit e Imz. Pal Engjullit, të çonte pa asnjë lëshim drejtë pushkatimit !
Diktatori barbar me të vertetë “nuk e dinte ku bijnë Kishat, ku ishte lutë Skenderbeu para fillimit betejave kunder turqve”, po nuk kishte vështirsi me i gjetë… Ai e dinte të saktë se kur po ndertohej hidrocentrali i Firzës, liqeni i tij mbyti 32 Kisha Katolike…
Kisha e Shen Mërisë e Vaut të Dejës, ishte mbi një koder, vetem mendja e “hollë” e një komunistit si Fadil Ymeri, mund të plotsonte dëshiren e anadollakve Enver e Ramiz, që e kishin gjetë me kamben e mushkut per shkatrrime veprash monumentale arti me vlerë.
Krajli Malit të Zi gjuejti Kishen e Zojës tek Kalaja Rozafat, dhe i këputi kompanjelin, gjuejti Kishen Kathedrale të Shkodres dhe, i prishi tavanin madhshtor të Kol Idromenos, si dhe la gjurmë në kompanjelin e saj… Vepren e Krajlit e plotsoi Enveri e Ramizi, tue shkatrrue e plaçkitë të gjitha veprat e artit e bibliotekat e tyne me mija librash, me anë të “Kryetarit të komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare”, sh. Jup Kastrati…
Dëshmia ma e sakta e Gjenocidit komunist në Shqipni, kunder intelektualëve dhe Atij Kleri të pazevendsueshm në Shkoder, asht kenë Muzeu Ateist, Arrestimet e vrasjet me gjyqe e pa gjyqe të Klerikve Katolik Shqiptar mbas vitit 1944, dhe “zhdukja e Letersisë së Shkrimtarëve të Veriut, bashkë me Gjuhen Gegnishte”, në kongresin e vitit 1972…
●13 DHJETOR 1990 Asgja e pameritueme nuk u ba mbi koken tande E. Hoxha!
Populli i Shkodres me “ringjalljen” ka prap “shka me ba mbi koken dhe varrin tand !’
O TIRAN BARBAR I PASHOQ, PER VARREZAT E PAEMEN TË SHQIPTARËVE !
Melbourne, 12 Dhjetor 2018.
-Per Limit.al nga Australia, 11 Dhjetor 2018-
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


